LAJME
MPB-ja mori pjesë në një operacion ndërkombëtar për shkatërrimin e një rrjeti kriminal të mashtrimeve me investimeTrump: S’ka më 4 miliardë dollar në vit nga SHBA për Izraelin“Një vit qeverisje në Tearcë”, Daut Memishi: Po e mbajmë edhe një premtim, nisëm rregullimin e trotuarit në Odër!Përparim Bajrami del nga burgu me garanci prej 1.14 milionë euroshVetëm 20 vjeçe, bashkëpilotja humb jetën në aksidentin tragjik. Mesazhi i fundit tronditësZjarr në një shtyllë elektrike në Sllatinë të Tetovës, digjet ormani me matës elektrikëParadoksi BDI: E kritikoi projektin tek zjarrfikësit, por ik nga debati që vet e kërkoiEuropoli kërkon serben: Është e lidhur me grabitjen e 40 milionë eurove, ofrohet shpërblim i madhMPB-ja mori pjesë në një operacion ndërkombëtar për shkatërrimin e një rrjeti kriminal të mashtrimeve me investimeTrump: S’ka më 4 miliardë dollar në vit nga SHBA për Izraelin“Një vit qeverisje në Tearcë”, Daut Memishi: Po e mbajmë edhe një premtim, nisëm rregullimin e trotuarit në Odër!Përparim Bajrami del nga burgu me garanci prej 1.14 milionë euroshVetëm 20 vjeçe, bashkëpilotja humb jetën në aksidentin tragjik. Mesazhi i fundit tronditësZjarr në një shtyllë elektrike në Sllatinë të Tetovës, digjet ormani me matës elektrikëParadoksi BDI: E kritikoi projektin tek zjarrfikësit, por ik nga debati që vet e kërkoiEuropoli kërkon serben: Është e lidhur me grabitjen e 40 milionë eurove, ofrohet shpërblim i madh
Lajmi ditës

Gashi mbanë fjalim në Konferencën e Ligës Arabe: Maqedonia e Veriut është model i bashkëjetesës

Gashi mbanë fjalim në Konferencën e Ligës Arabe: Maqedonia e Veriut është model i bashkëjetesës

Kryetari i Kuvendit të RMV-së, Afrim Gashi, ka marrë pjesë në një konferencë të organizuar nga Liga e Shteteve Arabe në Kajro, ku ka përfaqësuar Republikën e Maqedonisë së Veriut si folës kryesor.

Në fjalimin e tij, Gashi theksoi përvojën e Maqedonisë së Veriut si një shembull të bashkëjetesës etnike, kulturore dhe ndërfetare, duke vënë në pah rëndësinë e dialogut, tolerancës dhe respektit të ndërsjellë.

“Në Kajro, pata nderin ta përfaqësoj Republikën e Maqedonisë së Veriut si folës kryesor në Konferencën e organizuar nga Liga e Shteteve Arabe. Në adresimin tim ndava përvojën e vendit tonë si shembull i bashkëjetesës etnike, kulturore e ndërfetare, duke theksuar se diversiteti nuk është burim ndarjeje, por një vlerë që e forcon shoqërinë. Përcolla mesazhin se lufta kundër çdo forme të diskriminimit dhe gjuhës së urrejtjes janë njëkohësisht mbrojtje e dinjitetit njerëzor, e lirisë së besimit dhe e vlerave demokratike. Ndërkaq dialogu, toleranca dhe respekti reciprok mbeten rruga e vetme për ndërtimin e paqes dhe mirëkuptimit mes njerëzve”, ka shkruar Afrim Gashi

Ndaj / Сподели