Lajmi ditës

SHOKUESE/ Nga nesër nafta shtrenjtohet edhe për 10 denarë në Maqedoni?!

SHOKUESE/ Nga nesër nafta shtrenjtohet edhe për 10 denarë në Maqedoni?!

Qeveria pritet të shpallë gjendje krize për shkak të rritjes së ndjeshme të çmimeve të derivateve, mëson “Skopje1” nga burime qeveritare.
Sipas informacioneve, për sot është caktuar një mbledhje e jashtëzakonshme e Qeverisë, ku do të shqyrtohen masa për të parandaluar një goditje të re të çmimeve, e cila pritet të bëhet publike nga Komisioni Rregullator nesër.
Vlerësimet e para tregojnë se çmimi i dizelit mund të rritet me rreth 10 denarë për litër, ndërsa benzina pa plumb me edhe 6 denarë për litër.
Këto përllogaritje, sipas raportimit, janë bërë në bazë të lëvizjeve të çmimeve në bursat botërore.

Ndaj / Сподели