LAJME
E FUNDIT: Kaos në SHBA, bllokohen të gjitha nisjet e avionëve në mbarë vendinPeter Magyar: Mafia e Fidesz-KDNP-së ka marrë fund, sekuestrohen mbi 6 miliardë forinta para të fshehuraHoxha: Me Ali Ahmetin jam bashkuar për të mirën e shqiptarëve!“Takimi Limani – Taravari”, “Fan Page” ‘Fronti Europian’ hedh akuza: Fatmir Limani po kërkon rikthim politik përmes pazareve në prapaskenë!Nga perandoria e kokainës te luksi në Dubai! Kush është “napoleoni” shqiptar dhe pasuria 17 milionë euroshe e Suada Sherifit!Ziberi i përgjigjet Faton Ahmetit: Në dy konkurset e fundit në Kadastër janë pranuar 8 shqiptarë, kjo nuk ka ndodhur as në kohën e BDI-së!Gjendet armë në një shkollë të mesme në Tetovë, këto janë detajet?!Përleshje masive në një kazino në Tetovë, dy persona lëndohen rëndë – pesë të ndaluar!E FUNDIT: Kaos në SHBA, bllokohen të gjitha nisjet e avionëve në mbarë vendinPeter Magyar: Mafia e Fidesz-KDNP-së ka marrë fund, sekuestrohen mbi 6 miliardë forinta para të fshehuraHoxha: Me Ali Ahmetin jam bashkuar për të mirën e shqiptarëve!“Takimi Limani – Taravari”, “Fan Page” ‘Fronti Europian’ hedh akuza: Fatmir Limani po kërkon rikthim politik përmes pazareve në prapaskenë!Nga perandoria e kokainës te luksi në Dubai! Kush është “napoleoni” shqiptar dhe pasuria 17 milionë euroshe e Suada Sherifit!Ziberi i përgjigjet Faton Ahmetit: Në dy konkurset e fundit në Kadastër janë pranuar 8 shqiptarë, kjo nuk ka ndodhur as në kohën e BDI-së!Gjendet armë në një shkollë të mesme në Tetovë, këto janë detajet?!Përleshje masive në një kazino në Tetovë, dy persona lëndohen rëndë – pesë të ndaluar!
Lajmi ditës

“Uji i helmuar në Gostivar”, reagon Taravari – thotë se “po e ndjek me shqetësim numrin e madh të pacientëve që paraqiten në spital”

“Uji i helmuar në Gostivar”, reagon Taravari – thotë se “po e ndjek me shqetësim numrin e madh të pacientëve që paraqiten në spital”

Ish-ministri i Shëndetësisë dhe ish-kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari, ka reaguar lidhur me numrin e madh të qytetarëve që kanë kërkuar ndihmë mjekësore në Gostivar, duke bërë thirrje që të mos nxirren përfundime të parakohshme para përfundimit të analizave.
Taravari theksoi se, sipas informacioneve të deritanishme, analizat fizike dhe kimike të ujit, përfshirë vlerën e pH-it dhe nivelin e klorizimit, nuk kanë treguar devijime, ndërsa analizat mikrobiologjike dhe testet shtesë për praninë e mundshme të metaleve dhe parametrave të tjerë janë ende në zhvillim.
Ai bëri të ditur se ekipet e Institutit të Shëndetit Publik po punojnë gjatë gjithë fundjavës për të përcaktuar shkakun e situatës.
“Shkaku do të përcaktohet nga ekspertët, bazuar në analiza, jo në vlerësime politike. Në një kohë kur rezultatet ende nuk kanë ardhur dhe shëndeti i qytetarëve është përparësi, është e papërshtatshme të jepen gjykime politike para se të vërtetohen faktet”, u shpreh Taravari.
Në fund, ai u uroi institucioneve punë të suksesshme dhe të shpejtë në zbardhjen e rastit, ndërsa qytetarëve të prekur u dëshiroi shërim sa më të shpejtë.

Ndaj / Сподели