Lajmi ditës

“Autogoli radhës”, BDI dhe Bajram Rexhepi kontestojnë projektin e rrugës Tetovë – Prizren?!

“Autogoli radhës”, BDI dhe Bajram Rexhepi kontestojnë projektin e rrugës Tetovë – Prizren?!

BDI dhe Bajram Rexhepi tashmë nuk po zgjedhin mjete për ta sulmuar Bilall Kasamin.

Dega e BDI-së në Tetovë, në krye me Bajram Rexhepin, sot kanë dalë me kundërshtim edhe për rrugën Tetovë-Prizren!

Sipas tyre, komuna nuk ka kompetenca për këtë rrugë dhe nuk duhet të punojë për këtë projekt.

Rruga Tetovë-Prizren është projekt i premtuar i VLEN-it. Kryetari i Tetovës Bilall Kasami tashmë ka nisur depërtimin e trasesë që do ta lidh rrugën me Qarkoren e Shipkovicës.

Ndërkohë janë ndarë rreth 2 milionë euro për projektimin e tunelit, ndërsa shumë shpejt pritet të shpallet tenderi për tunelin.

Ndaj / Сподели