LAJME
E trishtë/ Ky është i riu, Ermal Sherifi që vdiq sot tragjikisht nga rrëzimi i kranit në PrishtinëDrejtësia flet shqip, Shasivari fillon ndryshimet graduale në Ministrinë e DrejtësisëMemishi: Qytetarët dhe mërgimtarët me interesim të shtuar për shërbimet komunale në Tearcë, së shpejti funksionalizohen aplikacionet onlineAksident trafiku në Neproshten, aksidentohet një veturë me targa gjermane – kolona bëhet me kilometraTragjedi, shembet krani në Prishtinë – ndërron jetë 20 vjeçariBeqiri: Vazhdojnë punimet për ndërtimin e Parkut të Haraçinës po realizohen një sërë përmbajtjesh rekreativeRron Gjinovci Përparim Ramës: Kot se ke nejt në Londër, hala era bagla po të vjenMPB paralajmëron: Kujdes nga SMS-të e rreme për gjoba në trafikE trishtë/ Ky është i riu, Ermal Sherifi që vdiq sot tragjikisht nga rrëzimi i kranit në PrishtinëDrejtësia flet shqip, Shasivari fillon ndryshimet graduale në Ministrinë e DrejtësisëMemishi: Qytetarët dhe mërgimtarët me interesim të shtuar për shërbimet komunale në Tearcë, së shpejti funksionalizohen aplikacionet onlineAksident trafiku në Neproshten, aksidentohet një veturë me targa gjermane – kolona bëhet me kilometraTragjedi, shembet krani në Prishtinë – ndërron jetë 20 vjeçariBeqiri: Vazhdojnë punimet për ndërtimin e Parkut të Haraçinës po realizohen një sërë përmbajtjesh rekreativeRron Gjinovci Përparim Ramës: Kot se ke nejt në Londër, hala era bagla po të vjenMPB paralajmëron: Kujdes nga SMS-të e rreme për gjoba në trafik
Lajmi ditës

Kasami nis ndërtimin e Kullës së Sahatit: Po rikthejmë një simbol të historisë së Tetovës

Kasami nis ndërtimin e Kullës së Sahatit: Po rikthejmë një simbol të historisë së Tetovës

Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, ka bërë të ditur se kanë nisur punimet për ndërtimin e Kullës së Sahatit, një projekt që, sipas tij, synon të rikthejë në kujtesën e qytetit një nga simbolet më të rëndësishme të historisë dhe trashëgimisë kulturore informon Tetovasot.

Kasami njoftoi se në ceremoninë e fillimit të punimeve morën pjesë edhe ministri i Kulturës dhe Turizmit, Sedat Sulejmani, si dhe drejtori i Qendrës Kombëtare të Konservimit, Aleksandar Jordanoski.

“Sot shënuam fillimin e punimeve për ndërtimin e Kullës së Sahatit në Tetovë, një projekt që e rikthen në kujtesën e qytetit një simbol të rëndësishëm të historisë dhe trashëgimisë sonë kulturore”, ka shkruar Kasami.

Ai theksoi se qytetet nuk ndërtohen vetëm me infrastrukturë, por edhe me ruajtjen e identitetit historik.

“Qytetet nuk ndërtohen vetëm me rrugë dhe objekte. Ato ruhen edhe përmes kujtesës, simboleve dhe respektit ndaj historisë. Kulla e Sahatit do të jetë një urë mes Tetovës së dikurshme dhe Tetovës që po ndërtojmë sot”, u shpreh Kasami. 

Ndaj / Сподели