LAJME
MPB-ja mori pjesë në një operacion ndërkombëtar për shkatërrimin e një rrjeti kriminal të mashtrimeve me investimeTrump: S’ka më 4 miliardë dollar në vit nga SHBA për Izraelin“Një vit qeverisje në Tearcë”, Daut Memishi: Po e mbajmë edhe një premtim, nisëm rregullimin e trotuarit në Odër!Përparim Bajrami del nga burgu me garanci prej 1.14 milionë euroshVetëm 20 vjeçe, bashkëpilotja humb jetën në aksidentin tragjik. Mesazhi i fundit tronditësZjarr në një shtyllë elektrike në Sllatinë të Tetovës, digjet ormani me matës elektrikëParadoksi BDI: E kritikoi projektin tek zjarrfikësit, por ik nga debati që vet e kërkoiEuropoli kërkon serben: Është e lidhur me grabitjen e 40 milionë eurove, ofrohet shpërblim i madhMPB-ja mori pjesë në një operacion ndërkombëtar për shkatërrimin e një rrjeti kriminal të mashtrimeve me investimeTrump: S’ka më 4 miliardë dollar në vit nga SHBA për Izraelin“Një vit qeverisje në Tearcë”, Daut Memishi: Po e mbajmë edhe një premtim, nisëm rregullimin e trotuarit në Odër!Përparim Bajrami del nga burgu me garanci prej 1.14 milionë euroshVetëm 20 vjeçe, bashkëpilotja humb jetën në aksidentin tragjik. Mesazhi i fundit tronditësZjarr në një shtyllë elektrike në Sllatinë të Tetovës, digjet ormani me matës elektrikëParadoksi BDI: E kritikoi projektin tek zjarrfikësit, por ik nga debati që vet e kërkoiEuropoli kërkon serben: Është e lidhur me grabitjen e 40 milionë eurove, ofrohet shpërblim i madh
Lajmi ditës

Policia e kishte ndaluar në vend jo adekuat – Vetura në lëvizje godet për vdekje 27 vjeçarin në Kosovë

Policia e kishte ndaluar në vend jo adekuat – Vetura në lëvizje godet për vdekje 27 vjeçarin në Kosovë

Dyshime për ndalesë në vend të pasigurt – 27-vjeçari humbi jetën në Pestovë gjatë kohës së ndaljes nga një patrullë e policisë?

Mbrëmë ka ndodhur një aksident me fatalitet në rrugën magjitrale Vushtrri – Prishtinë, në segmentin rrugor në fshatin Pestovë, ku për pasojë ka humbur jetën 27 vjeçari Driton Jashari.

Burime të Veriu.info bëjnë të ditur se aksidenti ka ndodhur në kohën kur i riu ishte ndaluar nga një patrullë policor në këtë zonë dhe derisa ishte duke pritur kthimin e dokumenteve nga policia, është goditur nga një veturë që po qarkullonte.

Veriu.info mëson se Inspektorati Policor ka nisur trajtimin e rastit, me qëllim sqarimit të rrethanave se a ishte vendi i sigurt sipas protokolleve të policisë aty ku është bërë ndalja e automjetit të të ndjerit.

Qytetarët vazhdimisht kanë ankesa për ndalesa në vende të pasigurta nga policia në rrugë me shpejtësi të lartë.

Redaksia e Veriu.info ka tentuar të marrë një deklarim nga Inspektorati Policor nëse po trajtohet ky rast, por deri në momentin e publikimit të artikullit nuk ka pasur reagim.

Ndaj / Сподели