LAJME
Përparim Bajrami doli nga burgu i Shutkës, ja çfarë pasurie la si garancion?Dalën detaje të reja për tragjedinë në Maqedoni: Vajza kishte arritur të shpëtonte edhe më parë, duke ikur nga dritarja, ndërsa kalimtarët e dërguan në spitalDeputetja Kaltrina Beqiri nga Brukseli: Liria e medias, kusht për demokraci dhe integrim evropian“Falenderimi i takon vetëm Zotit”/ Abdul El-Sayed: Sot e kthyem ‘Inshallah’ në ‘Alhamdulillah’Dollari amerikan në rënie, tregjet financiare tronditen nga rezultati i zgjedhjeve në SHBATronditet Maqedonia/ Dy trupa të pajetë gjenden pranë një veture të djegur, ja detajet!Sulmohet fizikisht 31 vjeçari në një kazino në Leshkë, ja detajetOpozita izraelite pas zgjedhjeve në SHBA: Netanyahu, i rrezikshëm për vendinPërparim Bajrami doli nga burgu i Shutkës, ja çfarë pasurie la si garancion?Dalën detaje të reja për tragjedinë në Maqedoni: Vajza kishte arritur të shpëtonte edhe më parë, duke ikur nga dritarja, ndërsa kalimtarët e dërguan në spitalDeputetja Kaltrina Beqiri nga Brukseli: Liria e medias, kusht për demokraci dhe integrim evropian“Falenderimi i takon vetëm Zotit”/ Abdul El-Sayed: Sot e kthyem ‘Inshallah’ në ‘Alhamdulillah’Dollari amerikan në rënie, tregjet financiare tronditen nga rezultati i zgjedhjeve në SHBATronditet Maqedonia/ Dy trupa të pajetë gjenden pranë një veture të djegur, ja detajet!Sulmohet fizikisht 31 vjeçari në një kazino në Leshkë, ja detajetOpozita izraelite pas zgjedhjeve në SHBA: Netanyahu, i rrezikshëm për vendin
Lajmi ditës

Nga muret me grafite te një hapësirë moderne, transformohet zhveshtorja e stadiumit në Tearcë

Nga muret me grafite te një hapësirë moderne, transformohet zhveshtorja e stadiumit në Tearcë

Kryetari i Komunës së Tearcës, Daut Memishi, njoftoi se komuna po vazhdon investimet në infrastrukturën sportive, duke përmbushur një nga zotimet e dhëna para zgjedhjeve. Sipas Memishit, janë përmirësuar dukshëm kushtet në zhveshtoren e stadiumit në Tearcë, e cila është lyer tërësisht, ndërsa janë zëvendësuar edhe dyert dhe dritaret, duke i dhënë fund pamjes së mëparshme me grafite në mure dhe inventar të dëmtuar.

Ai bëri të ditur gjithashtu se i gjithë stadiumi tashmë mbikëqyret nga kamerat e sigurisë, me qëllim mbrojtjen e pronës publike dhe parandalimin e dëmtimeve. “Ju bëjmë thirrje të gjithëve ta ruajmë pronën publike, sepse ajo është pasuri e përbashkët dhe duhet ta mbrojmë me përgjegjësi”, theksoi Memishi.

Në fund, kryetari i Komunës së Tearcës shprehu mirënjohje për donatorët dhe të gjithë qytetarët vullnetmirë që kontribuojnë në realizimin e projekteve në interes të qytetarëve.

Ndaj / Сподели