LAJME
Tetovari rrahu të dashurën para një ndërtese, më pas u vetëparaqit në polici, ja detajetNgjarje e rëndë: 29-vjeçari tenton t’i qëllojë me armë dasmorëtDramë në Qendër të Shkupit: Një shkupjan hyri me forcë në një shtëpi, sulmoi një qytetar dhe tentoi të hidhej nga dritarjaKulla: Bujar Osmani ftoi në Shkup Lavrovin për t’ia hapur dyert projektit rus “Ballkani i Hapur”Tërmeti e dridhi Strugën, ja detajetTurnir madhështor në fshatin Kallnik të komunës së Bogovinës me 1 dhe 2 gusht, 16 ekipe në garë për çmimin e madh!E trishtë/ Ky është i riu, Ermal Sherifi që vdiq sot tragjikisht nga rrëzimi i kranit në PrishtinëDrejtësia flet shqip, Shasivari fillon ndryshimet graduale në Ministrinë e DrejtësisëTetovari rrahu të dashurën para një ndërtese, më pas u vetëparaqit në polici, ja detajetNgjarje e rëndë: 29-vjeçari tenton t’i qëllojë me armë dasmorëtDramë në Qendër të Shkupit: Një shkupjan hyri me forcë në një shtëpi, sulmoi një qytetar dhe tentoi të hidhej nga dritarjaKulla: Bujar Osmani ftoi në Shkup Lavrovin për t’ia hapur dyert projektit rus “Ballkani i Hapur”Tërmeti e dridhi Strugën, ja detajetTurnir madhështor në fshatin Kallnik të komunës së Bogovinës me 1 dhe 2 gusht, 16 ekipe në garë për çmimin e madh!E trishtë/ Ky është i riu, Ermal Sherifi që vdiq sot tragjikisht nga rrëzimi i kranit në PrishtinëDrejtësia flet shqip, Shasivari fillon ndryshimet graduale në Ministrinë e Drejtësisë
Lajmi ditës

Kleksani” në listën pozitive, mund të blihet dhjëtëfish më lirë, ja sa do të kushtojë

Kleksani” në listën pozitive, mund të blihet dhjëtëfish më lirë, ja sa do të kushtojë

“Kleksani” dhe dy ilaçe tjera antikoagulante që kërkohen shpesh nga qytetarët, tani mund të blehen nëpër farmaci me recetë. Nga tani ato mund të blihen nga qytetarët shumëfish më lirë. Kështu njoftoi sot drejtori i Fondit Shëndetësor në largim, pasi së shpejti do të kaloj në krye të Ministrisë së Shëndetësisë Sasho Klekovski.

Sasho Klekovski, drejtor i Fondit Shëndetësor

“Dy koagulantet e para janë në rangun e çmimeve nga 1 160 deri në 2 700 denarë, në varësi të dozës dhe shkallës së terapisë, ndërsa tani do të jenë në dispozicion vetëm me participim nga 160 deri në 240 denarë-në varësi nga doza. Një nga brendet do të jetë në dispozicion pa bashkëpagesë, kurse e dyta me pagesë shtesë, megjithatë qytetarët që kanë sigurim, kanë mundësi ta zgjedhin ilaçin”.

Koagulanti i tretë njoftoi ai është në listën pozitive të barnave për herë të parë ndërsa të njejtin e përdorin nga 6 000 deri në 10 000 qytetarë.

Sasho Klekovski, drejtor i Fondit Shëndetësor

“Deri tani ai ishte në ragun e çmimeve nga 2 000 deri në 2 200 denarë, kurse tani do të jetë në dispozicion me participim nga 160 denarë. Në periudhën fillestare do të ketë pagesë shtesë nga 105 deri në 505 denarë, në varësi nga doza. Në dozën më të përdorur, e cila është 30 tableta nga 10 miligramë, kursimi për qytetarët do të jetë 1.752 denarë. Nga janari i vitit 2027, ky ilaç do të jetë i disponueshëm pa pagesë shtesë, vetëm me participim”.

Megjithatë sqaroi se të tre ilaçet merren vetëm me recet të dhënë nga mjeku specialist. Klekovski bëri me dije se për të gjithë pacientët që kanë blerë “kleksan”, pas 1 korrikut, , Fondi do t’i rimbursojë paratë vetëm për këtë periudhë.

“Enoxaparin” (ku bënë pjesë edhe kleksani) dhe “nadroaprin” janë ilaçe që përdoren në fazat akute, para dhe pas operacionit në operacione të mëdha për të parandaluar trombozën venoze, dhe përdoren edhe në gjendje të caktuara gjatë shtatzënisë. Deri më tani, ato ishin të disponueshme me rimbursim nga Fondi Shëndetësor, ndërsa që tani e tutje do të jenë të disponueshme në listën pozitive me recetë. Konsumi vjetor i tyre është rreth 100 milionë denarë në total.

Ndaj / Сподели