Më 03.07.2026, në ora 18:30, zyrtarët policorë nga SPB Tetovë e kanë privuar nga liria N.M. (47) nga Tetova, pasi gjatë një bastisjeje në shtëpinë dhe objektet në pronësi të tij në Tetovë, të kryer me urdhër gjykate, janë gjetur rreth 25 gramë heroinë dhe një peshore digjitale.
N.M. është ndaluar në stacionin policor dhe, pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të parashtrohet kallëzimi përkatës.
Lajmi ditës
Bastisje në Tetovë, gjendet he’roinë, arrestohet një person
