Policia e Shkupit (SPB Shkup) ka paraqitur kallëzim penal kundër V.K. (86) nga Kosova për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit se ka kryer veprën penale “prodhim, posedim, ndërmjetësim dhe tregtim i paautorizuar i armëve ose lëndëve shpërthyese”.
Më 12.05.2026, në Pikën Kufitare të Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit, gjatë daljes nga shteti, gjatë një kontrolli të kryer ndaj të dyshuarit, u gjetën dhe u sekuestruan 20 fishekë të kalibrit 6.35 mm.
