LAJME
Zjarr i madh në Tetovë, përfshihet nga flakët një depo – rrezikohet pompa Makpetrol?!Zërat se do të kthehet në BDI? Reagon Izet Mexhiti, ja çfarë thotë!Rama zhgënjen Kosovën, asnjë fjalë për UÇK-në në fjalimin para OKB-sëTMERRUESE në Tetovë/ Dyshohet se një i moshuar abúzon sekśualisht me një fëmijë?! (VIDEO)Arrestohet në Kosovë i dyshuari i parë për vr’asjen në Duqanxhik, ja emri i tijDurmishi nga Baku: Maqedonia e Veriut është platformë e prodhimit dhe eksportit për tregjet evropiane dhe rajonaleTë maskuar kokë e këmbë, dalin pamjet nga vr-asja e Artan Myrtajt në Sarandë, autori shfaqet me dy ar’mëProkuroria kërkon që Thaçit t’i mos llogaritet koha e kaluar në paraburgim – do gjashtë vjet shtesë burgZjarr i madh në Tetovë, përfshihet nga flakët një depo – rrezikohet pompa Makpetrol?!Zërat se do të kthehet në BDI? Reagon Izet Mexhiti, ja çfarë thotë!Rama zhgënjen Kosovën, asnjë fjalë për UÇK-në në fjalimin para OKB-sëTMERRUESE në Tetovë/ Dyshohet se një i moshuar abúzon sekśualisht me një fëmijë?! (VIDEO)Arrestohet në Kosovë i dyshuari i parë për vr’asjen në Duqanxhik, ja emri i tijDurmishi nga Baku: Maqedonia e Veriut është platformë e prodhimit dhe eksportit për tregjet evropiane dhe rajonaleTë maskuar kokë e këmbë, dalin pamjet nga vr-asja e Artan Myrtajt në Sarandë, autori shfaqet me dy ar’mëProkuroria kërkon që Thaçit t’i mos llogaritet koha e kaluar në paraburgim – do gjashtë vjet shtesë burg
Lajmi ditës

25 vjet nga Marrëveshja e Ohrit, Kasami: Qytetari duhet ta ndjejë komunën

25 vjet nga Marrëveshja e Ohrit, Kasami: Qytetari duhet ta ndjejë komunën

Kryetari i Tetovës, Bilall Kasami, në 25-vjetorin e Marrëveshjes së Ohrit, theksoi nevojën për një fazë të re të decentralizimit, me më shumë të hyra vetanake dhe kompetenca më të mëdha për pushtetin lokal. Sipas tij, komunat duhet të kenë më shumë mundësi për të vendosur dhe vepruar në interes të qytetarëve. Kasami nënvizoi se vetëqeverisja lokale duhet të jetë demokratike dhe e lirë, ndërsa qytetarët duhet ta ndjejnë praninë dhe funksionin e komunës në jetën e përditshme. Ai e cilësoi forcimin e pushtetit lokal si një hap të rëndësishëm në zbatimin e mëtejshëm të frymës së Marrëveshjes së Ohrit.

Me rastin e shënimit të 25-vjetorit të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit, kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, theksoi nevojën për një fazë të re të decentralizimit dhe forcimin e mëtejshëm të pushtetit lokal.

Kasami vlerësoi se komunat duhet të kenë më shumë të hyra vetanake, kompetenca më të mëdha dhe më shumë hapësirë për vendimmarrje, në mënyrë që të mund t’u përgjigjen më mirë nevojave dhe kërkesave të qytetarëve.

Sipas tij, një pushtet lokal më i fuqishëm është i domosdoshëm për një demokraci funksionale dhe për një qeverisje që është më pranë qytetarëve.

“Vetëqeverisja lokale duhet të jetë demokratike dhe e lirë, ndërsa qytetarët duhet ta ndjejnë praninë dhe funksionin e komunës në jetën e tyre të përditshme”, theksoi Kasami.

Ai nënvizoi se forcimi i komunave dhe avancimi i decentralizimit përbëjnë një hap të rëndësishëm në zbatimin e mëtejshëm të frymës së Marrëveshjes së Ohrit, duke krijuar mundësi për një qeverisje më efikase, më të përgjegjshme dhe më të orientuar drejt qytetarëve.

Në 25-vjetorin e Marrëveshjes së Ohrit, Kasami vuri theksin te nevoja që procesi të mos shihet vetëm përmes asaj që është arritur në 25 vitet e fundit, por edhe përmes hapave që duhet të ndërmerren në të ardhmen për forcimin e institucioneve dhe ndërtimin e një shoqërie më gjithëpërfshirëse.

Ndaj / Сподели