Kronika e zezë

17-vjeçari nga Grupçini kapet duke vozitur pa patentë në Tetovë, policia ia konfiskon veturën

17-vjeçari nga Grupçini kapet duke vozitur pa patentë në Tetovë, policia ia konfiskon veturën

Më 02.06.2026 në ora 19:20 në bulevardin “Bllagoja Toska” në Tetovë, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria një 17-vjeçar nga fshati Grupçin i Tetovës. Gjatë kontrollit në trafikun rrugor, zyrtarët policorë kanë ndaluar një automjet udhëtarësh “Volkswagen Golf” me targa të Tetovës, të cilin ai po e drejtonte, dhe pas kontrollit të kryer është konstatuar se e drejtonte pa pasur patentë shoferi. I mituri është privuar nga liria në prani të nënës së tij M.M., automjeti është konfiskuar dhe pas dokumentimit të rastit do të ngrihet padi përkatëse.

Ndaj / Сподели