LAJME
EDITORIAL: Pesë vite nga tragjedia e spitalit modular në Tetovë: 14 jetë u dogjën, drejtësia ende hesht, as pllaka që u premtua ende nuk u vendos!Përleshje përsëri në Tetovë: Vojvodët përfshihen në incident, ngjarja përsëritetReja rreh vjehrrën në fshatin PërshefcGjuajtje me armë në Dyqanxhik të Shkupit, raportohet për një të vdekur dhe një të plagosur?!Flakët i afrohen Miletinës: Zjarri i madh kërcënon fshatin, aktivizohen aeroplanë!Pengoi ekipin e urgjencës gjatë dhënies së ndihmës mjekësore në TetovëMitsotakis shpall paketën e re ekonomike për Greqinë: 400 euro shtesë për pensionistët, paga minimale 1000 euroKërkoi ryshfet për punësim, kapet dhe arrestohet me para të përpunuara shoferi i Igor JanushevitEDITORIAL: Pesë vite nga tragjedia e spitalit modular në Tetovë: 14 jetë u dogjën, drejtësia ende hesht, as pllaka që u premtua ende nuk u vendos!Përleshje përsëri në Tetovë: Vojvodët përfshihen në incident, ngjarja përsëritetReja rreh vjehrrën në fshatin PërshefcGjuajtje me armë në Dyqanxhik të Shkupit, raportohet për një të vdekur dhe një të plagosur?!Flakët i afrohen Miletinës: Zjarri i madh kërcënon fshatin, aktivizohen aeroplanë!Pengoi ekipin e urgjencës gjatë dhënies së ndihmës mjekësore në TetovëMitsotakis shpall paketën e re ekonomike për Greqinë: 400 euro shtesë për pensionistët, paga minimale 1000 euroKërkoi ryshfet për punësim, kapet dhe arrestohet me para të përpunuara shoferi i Igor Janushevit
Lajmi ditës

Zelensky: Disa rajone u rikthyen nën kontrollin e Kievit

Zelensky: Disa rajone u rikthyen nën kontrollin e Kievit

Ukraina ka rimarrë kontrollin e 745 kilometrave katrorë territor të pushtuar nga Rusia gjatë këtij viti, në një prej segmenteve të frontit në juglindje të vendit. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky deklaroi se operacioni po zhvillohet sipas planit dhe se forcat e Kievit kanë rikthyer nën kontroll 26 vendbanime.

Sipas Zelenskyt, operacioni është zhvilluar përgjatë një segmenti prej rreth 60 kilometrash, në zonën ku takohen rajonet Dnipropetrovsk, Donetsk dhe Zaporizhzhia.

“Operacioni ynë ofensiv u zhvillua me saktësi – pikërisht sipas planit”, shkroi presidenti ukrainas në rrjetin social X, duke vlerësuar veçanërisht njësitë ajrore-desantuese dhe forcat e tjera të përfshira në operacion. Megjithatë, kontrolli mbi territorin e pretenduar nga Kievi mbetet i paqartë në disa zona. Sipas hartës së grupit ukrainas DeepState, një pjesë e konsiderueshme e territorit klasifikohet si “zonë gri”, ndërsa disa zona vijojnë të shënohen si nën kontrollin rus, shkruan Reuters.

Kievi thotë se gjatë muajve të fundit ka shtuar presionin ndaj forcave ruse përmes kundërofensivave në segmente të ndryshme të frontit, si dhe sulmeve ndaj infrastrukturës logjistike dhe energjetike.

Rusia, nga ana tjetër, ka kërkuar që Ukraina të tërhiqet nga pjesa e mbetur e rajonit, duke e mbajtur të hapur përplasjen për kontrollin territorial.

Ndaj / Сподели