Në reagimin e tij, Mislimi kritikon mënyrën se si VLEN-i po e shfrytëzon çështjen e Alta Bankës në komunikimin publik, duke pretenduar se përmes propagandës po ia bart përgjegjësinë BDI-së dhe Ali Ahmetit.Ai, në anën tjetër, kritikon ashpër edhe funksionarët dhe mbështetësit e BDI-së, të cilët, sipas tij, nuk po reagojnë dhe nuk po e mbrojnë liderin e tyre në rrjetet sociale, ndërsa vazhdojnë të përfitojnë nga pozitat dhe pagat partiake.Mislimi vlerëson se dobësia organizative dhe mungesa e reagimit nga BDI-ja po i japin përparësi politike VLEN-it.Në fund të reagimit, gazetari thekson se në politikë nuk mjafton të kesh të drejtë, por duhet edhe të dish ta mbrosh atë.“VLEN-i ka të drejtë të kërkojë dorëheqjen e Ali Ahmetit, edhe pse Alia nuk ka faj”, përfundon Rami Mislimi.
Lajmi ditës
VLEN-i po pushton mediat me propagandë, ndërsa “milionerët” e BDI-së nuk e mbrojnë as Ali Ahmetin”, ja kush e thotë!
