Me sa duket, Irani i është përgjigjur kërcënimeve të presidentit amerikan, Donald Trump, se vendi do të përballet me një “ferr” nëse Ngushtica e Hormuzit nuk hapet deri të hënën.
Në komentet e transmetuara nga media shtetërore iraniane, një zëdhënës iranian tha: “Mos harroni se nëse agresioni zgjerohet, i gjithë rajoni do të shndërrohet në një ferr për ju”.
“Iluzioni i mposhtjes së Republikës Islamike të Iranit është shndërruar në një moçal në të cilin do të fundoseni”, shton deklarata e zëdhënësit iranian.
