Është privuar nga liria një 19-vjeçar nga Bojana, i cili pardje vrau një 18-vjeçar nga i njëjti fshat – do të ngrihet kallëzim penal.
Më 17.05.2026, në ora 00:50 në fshatin Bojanë të Shkupit, zyrtarët policorë nga SPB Shkup kanë privuar nga liria M.B. (19) nga Bojana, për shkak të dyshimit të bazuar për kryerjen e veprës penale “vrasje” sipas nenit 123 të Kodit Penal.
Paraprakisht, në linjën emergjente 192 kishte telefonuar babai i tij, I.B., i cili kishte raportuar se M.B. i kishte pranuar se më 15.05.2026, në një pyll në afërsi të Sarajit, me armë zjarri e kishte vrarë B.D. (18) nga Bojana.
Nga ana e policisë, M.B. është ndaluar në stacion policor, ndërsa janë gjetur edhe trupi i pajetë i B.D.-së dhe arma me të cilën është kryer vrasja. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj M.B. do të parashtrohet kallëzim përkatës penal.
Lajmi ditës
TRONDITET SARAJI: 19-vjeçari nga Bojana pranon vrasjen e bashkëfshatarit 18-vjeçar, babai e denoncoi në polici, gjendet edhe arma e krimit!
