LAJME
Roberto Carlos është konvertuar në Islam?Përleshje me gurë në Batincë, arrestohen 9 persona, dëmtohet edhe automjeti policor – ja detajetAvni Ameti vlerëson sakrificën e zjarrfikësve: Heroizmi i vërtetë është të rrezikosh veten për të shpëtuar dikë tjetërPërfundon takimi, Kurti: Pashë vullnet të LDK-së që vendit t’i sjellim president të riKush do ta zëvendësojë Islam Abazin? Prokurorët do të votojnë në fund të tetoritVLEN: Inflacioni bie në 2,3 për qind, vazhdojmë me politika në dobi të qytetarëveVr’asja e francezit në Ksamil, autori tentoi të largohej me ndihmën e dy shtetasve turqÇerdhja e Përshefcës drejt hapjes, në shtator do t’i presë femijët e parë – hapet aplikimi për paraqitje, ja çfarë duhet të dini (LINK)Roberto Carlos është konvertuar në Islam?Përleshje me gurë në Batincë, arrestohen 9 persona, dëmtohet edhe automjeti policor – ja detajetAvni Ameti vlerëson sakrificën e zjarrfikësve: Heroizmi i vërtetë është të rrezikosh veten për të shpëtuar dikë tjetërPërfundon takimi, Kurti: Pashë vullnet të LDK-së që vendit t’i sjellim president të riKush do ta zëvendësojë Islam Abazin? Prokurorët do të votojnë në fund të tetoritVLEN: Inflacioni bie në 2,3 për qind, vazhdojmë me politika në dobi të qytetarëveVr’asja e francezit në Ksamil, autori tentoi të largohej me ndihmën e dy shtetasve turqÇerdhja e Përshefcës drejt hapjes, në shtator do t’i presë femijët e parë – hapet aplikimi për paraqitje, ja çfarë duhet të dini (LINK)
Lajmi ditës

TRAGJEDIA QË PARALAJMËROI SKANDALIN E UJIT NË GOSTIVAR: Punonjësi humbi jetën gjatë ndërhyrjes në sistemin e ujësjellësit?!

TRAGJEDIA QË PARALAJMËROI SKANDALIN E UJIT NË GOSTIVAR: Punonjësi humbi jetën gjatë ndërhyrjes në sistemin e ujësjellësit?!

Një punonjës i Ndërmarrjes Komunale në Gostivar humbi jetën më 15 qershor, ndërsa po intervenonte në sistemin e ujësjellësit. Kjo bëhet e ditur nga buletini policor i 15 qershorit, për një ngjarje që ka ndodhur dhjetë ditë para se të viheshin në funksion pompat që më vonë ndotën sistemin e ujësjellësit. Rasti ishte raportuar në polici, ndërsa sipas informacioneve të para, ai kishte shkuar për të pastruar një kanal në një lokacion ku kishte kanale kulluese për grumbullimin e ujërave sipërfaqësore, ishte bllokuar dhe kishte humbur jetën, shkruan Telma, transmeton Portalb.mk.

Sot, as Prokuroria dhe as Ministria e Punëve të Brendshme nuk kanë dhënë përgjigje nëse është hapur hetim dhe nëse dihet arsyeja e saktë pse punëtori kishte hyrë në kanal. Ai ishte nga fshati Debresh, i njëjti fshat nga i cili, vetëm disa ditë pas incidentit, banorët protestuan para Komunës së Gostivarit.

Më 19 qershor, banorët kërkuan presion më të madh të ujit në çezmat e tyre, ndërsa protesta eskaloi kur u thye xhami i derës hyrëse të komunës. Për këtë incident, komuna nuk paraqiti kallëzim në polici, ndërsa personat e përfshirë u thirrën në stacion policor dhe më pas u liruan.

“Rasti nuk u denoncua nga komuna në stacionin policor, ndërsa xhami i dëmtuar u zëvendësua që të nesërmen. Ngjarja është kualifikuar si vepër penale ‘Dëmtim i sendeve të huaja’, e cila sipas ligjit ndiqet me padi private”, thanë nga MPB-ja.

Edhe një muaj pas këtyre ngjarjeve, Prokuroria dhe MPB-ja ende nuk i lidhin ato me vendosjen e pompave që ndotën ujin, për të cilën tani dyshohen drejtoresha e NP “Komunalec” dhe dy drejtues të tjerë.

Kryetari i komunës deklaroi se nuk ndjen përgjegjësi, edhe pse kishte arritur marrëveshje me banorët e Debreshit që të kenë durim dhe se problemi do të zgjidhej brenda një muaji. Ndërkohë, në seancën e Këshillit Komunal, u mbajt vetëm një minutë nderimi për punëtorin e ndjerë.

Televizioni Telma kishte raportuar më herët se vetëm përmes një statusi në Facebook të NP “Komunalec”, më 25 qershor, qytetarët ishin njoftuar se uji nuk duhej të përdorej për shkak të punimeve në rrjet. Pas këtij njoftimi nuk pati asnjë informacion tjetër nëse uji ishte sërish i sigurt për përdorim.

Sot, opozita kërkoi përgjegjësi për të gjitha ngjarjet që i paraprinë epidemisë në Gostivar.

“Ndotja e ujit ka filluar që në fund të qershorit dhe askush nuk reagoi, askush nuk paralajmëroi për asgjë, ndërsa qytetarët u lanë të pinin ujë të ndotur. Institucionet heshtën me javë të tëra, ndërsa prokurori Saveski e përdor fshehtësinë e hetimit si arsyetim pse informacionet nuk u bënë publike me kohë”, deklaroi kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe.

Kujtojmë se me propozim të Prokurorisë, Gjykata Penale në Gostivar shqiptoi 30 ditë paraburgim për tre të dyshuarve për ndotjen e ujit në sistemin e ujësjellësit në Gostivar. Gjykatësja Dragoslada Veselinova tha se duke pasur parasysh dënimin e paraparë me ligj që iu ngarkohet të dyshuarve sanksionohet me të paktën 4 vjet burg, ndërsa, shtoi ajo nëse lihen të mbrohen në liri, ekziston rreziku që ata të arratisen ose të ndikojnë te dëshmitarët.

Inspektorët e Agjencisë për Ushqim dhe Veterinari, së bashku me policinë dhe përfaqësues të Ministrisë së Mjedisit, konstatuan se në tubacionin kryesor ishte vendosur në mënyrë të paligjshme një pompë që fuste drejtpërdrejt ujë nga lumi Vardar. Kontrolli u krye pas njoftimit të prokurorit publik për shkak të dyshimeve se uji ishte ndotur, pas ankesave të qytetarëve. Më pas, uji u ndalua për pirje. Prokuroria Publike më 20 korrik shpalli rezultatet e analizave, të cilat treguan se në ujë kishte pasur 48 herë më shumë baktere se vlerat e lejuara.

Ndaj / Сподели