LAJME
Arrestohet 21-vjeçari nga Zhelina, ja çfarë i gjeti policiaNdryshime në pamjen e policëve në Maqedoni: Lejohen mjekrat e rregullta dhe tatuazhet!Zhelinasi fatlum, fitoi “xhekpotin” 115 mijë euro“Të pafytyrë, mashtrues, pjellë” – fjalori i degraduar i Ziadin Selës, si dikur i babait të tij shpirtëror Menduh ThaçitMinistri izraelit: I gjithë Libani të digjet, për çdo lot të derdhur të një nëne izraelite, një mijë nëna libaneze duhet të qajnëE rrahin brutalisht në tualetin e lokalit në Gostivar: 17-vjeçari goditet me send të fortë dhe bie pa ndjenjaMacron: S’besoj se lufta midis SHBA-së dhe Iranit ka mbaruar plotësishtTrump pas nënshkrimit të memorandumit me Iranin: Tregova edhe një herë se nuk ka kufizime për pushtetin timArrestohet 21-vjeçari nga Zhelina, ja çfarë i gjeti policiaNdryshime në pamjen e policëve në Maqedoni: Lejohen mjekrat e rregullta dhe tatuazhet!Zhelinasi fatlum, fitoi “xhekpotin” 115 mijë euro“Të pafytyrë, mashtrues, pjellë” – fjalori i degraduar i Ziadin Selës, si dikur i babait të tij shpirtëror Menduh ThaçitMinistri izraelit: I gjithë Libani të digjet, për çdo lot të derdhur të një nëne izraelite, një mijë nëna libaneze duhet të qajnëE rrahin brutalisht në tualetin e lokalit në Gostivar: 17-vjeçari goditet me send të fortë dhe bie pa ndjenjaMacron: S’besoj se lufta midis SHBA-së dhe Iranit ka mbaruar plotësishtTrump pas nënshkrimit të memorandumit me Iranin: Tregova edhe një herë se nuk ka kufizime për pushtetin tim
Lajmi ditës

“Të pafytyrë, mashtrues, pjellë” – fjalori i degraduar i Ziadin Selës, si dikur i babait të tij shpirtëror Menduh Thaçit

“Të pafytyrë, mashtrues, pjellë” – fjalori i degraduar i Ziadin Selës, si dikur i babait të tij shpirtëror Menduh Thaçit

Deklaratat e kreut të LSH-së, Ziadin Sela, të bëra mbrëmjen e së enjtes në podcastin “Rrishtazi” të gazetës KOHA, kanë nxitur reagime dhe komente të shumta në rrjetet sociale, për shkak të gjuhës së ashpër dhe etiketimeve fyese të përdorura ndaj koalicionit VLEN në kontekstin e diskutimeve për mundësinë e përfshirjes së tij në qeveri, shkruan Tema.mk.


Gjatë intervistës, Sela përdori shprehje si “të pafytyrë”, “mashtrues” dhe “pjellë”, duke e zhvendosur debatin nga argumentet politike drejt sulmeve personale. Kjo gjuhë është kritikuar nga shumë qytetarë në rrjetet sociale, të cilët vlerësojnë se një diskurs i tillë nuk kontribuon në kulturën demokratike dhe as në ngritjen e nivelit të debatit publik.


Në komentet e publikuara online, një pjesë e opinionit e ka krahasuar retorikën e Selës me stilin politik që për vite me radhë e karakterizonte Menduh Thaçi, të cilin shpesh e kanë cilësuar si mentorin e tij politik. Sipas këtyre reagimeve, përdorimi i fjalorit ofendues dhe etiketues rikthen një model komunikimi që qytetarët kanë pritur ta lënë pas. Pavarësisht dallimeve politike dhe përplasjeve mes partive, opinioni publik pret që përfaqësuesit politikë të konkurrojnë me ide, programe dhe argumente, e jo me sharje dhe etiketime. Skenës politike shqiptare dhe asaj në vend në përgjithësi nuk i nevojitet fjalor rruge apo gjuhë fyese, por debat i përgjegjshëm që respekton qytetarët dhe standardet e komunikimit publik./Tema.mk/

Ndaj / Сподели