LAJME
Huthët godasin objekte të naftës në Arabinë SauditeMimoza Musa në takim me sekretarin shtetëror spanjoll për BE-në: Mbështetja e Spanjës e rëndësishme për rrugën evropiane të Maqedonisë së VeriutXhensila Myrtezaj sjell spektakël në Tetovë në Tetova n’FestëRriten çmimet e derivateve të naftës në Maqedoninë e Veriut, ja sa do të kushtojnë nga mesnataNetanyahu paralajmëron Iranin: Çdo sulm ndaj Izraelit do të ishte “një gabim i tmerrshëm”A mund të përdoret uji për qëllime teknike? Ja çfarë thonë nga komuna e GostivaritAngellov: Asnjë zjarr nuk mund të shuhet pa njerëz në terren‘Sulmet në Hormuz janë të padobishme’, Trump ‘ngrin’ luftën në Iran! Teherani: Gati për të rinisur negociatatHuthët godasin objekte të naftës në Arabinë SauditeMimoza Musa në takim me sekretarin shtetëror spanjoll për BE-në: Mbështetja e Spanjës e rëndësishme për rrugën evropiane të Maqedonisë së VeriutXhensila Myrtezaj sjell spektakël në Tetovë në Tetova n’FestëRriten çmimet e derivateve të naftës në Maqedoninë e Veriut, ja sa do të kushtojnë nga mesnataNetanyahu paralajmëron Iranin: Çdo sulm ndaj Izraelit do të ishte “një gabim i tmerrshëm”A mund të përdoret uji për qëllime teknike? Ja çfarë thonë nga komuna e GostivaritAngellov: Asnjë zjarr nuk mund të shuhet pa njerëz në terren‘Sulmet në Hormuz janë të padobishme’, Trump ‘ngrin’ luftën në Iran! Teherani: Gati për të rinisur negociatat
Lajmi ditës

Skandal me produktet e qumështit: Në djathë me deklarim 20% yndyrë qumështi u gjet vetëm 1%

Skandal me produktet e qumështit: Në djathë me deklarim 20% yndyrë qumështi u gjet vetëm 1%

Kontrollet e jashtëzakonshme të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) kanë zbuluar parregullsi serioze te një pjesë e produkteve të qumështit që shiten në tregun vendor. Sipas analizave, në disa mostra përqindja reale e yndyrës së qumështit ka rezultuar dukshëm më e ulët se ajo e deklaruar në etiketë.
Në kuadër të kontrolleve janë marrë 91 mostra të qumështit, produkteve të qumështit dhe produkteve të mishit, si nga prodhimi vendas ashtu edhe nga importi. Deri më tani janë përfunduar analizat për 45 mostra të qumështit dhe produkteve të qumështit, ndërsa kontrollet për produktet e mishit vazhdojnë.
Rasti më i rëndë është konstatuar te një lloj djathi, ku në deklaratë ishte shënuar 20 për qind yndyrë qumështi, ndërsa analizat laboratorike kanë treguar se përmbajtja reale ishte vetëm 1 për qind.
Autoritetet paralajmërojnë masa ndaj operatorëve që kanë mashtruar konsumatorët përmes deklarimeve të pasakta në etiketat e produkteve.

Ndaj / Сподели