LAJME
Irani godet depo municionesh dhe baza në Irak, si dhe një anije në Ngushticën e HormuzitFamilja Aliji nga Gradeci, shembull për t’u ndjekur: Çdo të xhuma dhuron ushqim për fëmijët me nevoja ndrysheArrestohen tre persona, dyshohen se tentuan ta shesin me dokumente false një tokë prej 1.5 milionë eurosh në SllatinëAlbi Qamili publikon fotografi nga Xhepçishti: Rruga e re ka transformuar fshatinGjendja alarmante në Gostivar, reagon Limani – ja çfarë thotëVëllai tenton ta therr vëllain, ja detajet“Qytetarë të shumtë të helmuar nga uji”, Spitali Klinik i Tetovës ofron mbështetje për Spitalin e Gostivarit: Jemi të gatshëm të ndihmojmë“Çarten” mediat maqedonase: Ministri i ri i Kulturës i pret mysafirët me flamurin shqiptarIrani godet depo municionesh dhe baza në Irak, si dhe një anije në Ngushticën e HormuzitFamilja Aliji nga Gradeci, shembull për t’u ndjekur: Çdo të xhuma dhuron ushqim për fëmijët me nevoja ndrysheArrestohen tre persona, dyshohen se tentuan ta shesin me dokumente false një tokë prej 1.5 milionë eurosh në SllatinëAlbi Qamili publikon fotografi nga Xhepçishti: Rruga e re ka transformuar fshatinGjendja alarmante në Gostivar, reagon Limani – ja çfarë thotëVëllai tenton ta therr vëllain, ja detajet“Qytetarë të shumtë të helmuar nga uji”, Spitali Klinik i Tetovës ofron mbështetje për Spitalin e Gostivarit: Jemi të gatshëm të ndihmojmë“Çarten” mediat maqedonase: Ministri i ri i Kulturës i pret mysafirët me flamurin shqiptar
Lajmi ditës

Shenki Versace lirohet nga paraburgimi, gjykata i cakton masa kujdesi

Shenki Versace lirohet nga paraburgimi, gjykata i cakton masa kujdesi

Shenasi Mislani, i njohur në opinion si Shenki Versace, do të lirohet nga paraburgimi, mësohet nga burime të Gjykatës Penale.
Sipas informacioneve, gjykata ka vendosur që masën e paraburgimit t’ia zëvendësojë me masa kujdesi. Mislanit i është caktuar detyrimi që rregullisht të paraqitet në gjykatë, ndërsa i është konfiskuar edhe pasaporta për të parandaluar arratisjen e mundshme.
Ai ndodhej në paraburgim që nga dhjetori i vitit 2024.
Ndërkohë, vëllai i tij, Mirvet Mislani, vazhdon të mbetet në paraburgim.
Shenasi Mislani është një nga të akuzuarit në rastin kundër grupit kriminal “Bellanoca-Baron”, ku Prokuroria i ngarkon të pandehurit me disa vepra të rënda penale, përfshirë organizim kriminal, vrasje, zhvatje, kërcënime dhe djegie të objekteve e automjeteve.
Në seancën e mbajtur në shtator të vitit të kaluar në burgun e Idrizovës, të akuzuarit deklaruan se nuk ndihen fajtorë për veprat që u vihen në barrë.
Përveç vëllezërve Mislani, në bankën e të akuzuarve ndodhen edhe Reshat Ismani, Abdulla Sadiki dhe Akif Memishi.

Ndaj / Сподели