Lajmi ditës

“Safe city” në tërë Maqedoninë e Veriut, ja kur pritet të realizohet?

“Safe city” në tërë Maqedoninë e Veriut, ja kur pritet të realizohet?

Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, ka paralajmëruar se deri në fund të këtij viti sistemi “Qytet i Sigurt” do të jetë plotësisht funksional në të gjithë territorin e vendit.

Ai theksoi se qëllimi kryesor është rritja e sigurisë për qytetarët, ndërsa rezultatet e para tashmë tregojnë përmirësim në sigurinë rrugore, përcjell INA.

Sipas Toshkovskit, projekti po zbatohet në faza dhe çdo qytet përfshihet menjëherë sapo të plotësohen kushtet teknike.

“Me krijimin e kushteve teknike në nivel lokal, sistemi vendoset menjëherë në funksion. Nuk do të pritet implementim i njëkohshëm në të gjitha qytetet,” – deklaroi ai.

Ndaj / Сподели