Lajmi ditës

Promovohet kandidatura e Arkin Jahijit për Bërvenicën, në fotografi edhe fëmijë të mitur në tubim!

Promovohet kandidatura e Arkin Jahijit për Bërvenicën, në fotografi edhe fëmijë të mitur në tubim!

Son­te është promovuar zyrtarisht kandidatura e Arkin Jahijit nga Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) për kryetar të Komunës së Bërvenicës, shkruan Tema.mk. Në fotografitë e publikuara nga aktiviteti shihet kandidati Arkin Jahiji së bashku me kreun e BDI-së, Ali Ahmeti, ndërsa në mesin e të pranishmëve shihen edhe fëmijë të mitur.

Neni 76, paragrafi 3 përcakton:

“Nuk lejohet pjesëmarrja e të miturve në reklamimin politik të paguar.”

Përdorimi i imazheve të fëmijëve në aktivitete dhe tubime partiake ngre pikëpyetje për përfshirjen e të miturve në aktivitete politike, veçanërisht kur ata shfaqen në materialet promocionale të një partie apo kandidati./Tema.mk/

Ndaj / Сподели