Të enjten, më 19 nëntor 2026, janë planifikuar ndërprerje të furnizimit me energji elektrike në disa lokacione në Tetovë dhe komunat përreth, përcjell tetova1Nga ora 08:30 deri në 15:00, pa energji elektrike do të mbeten Stacioni i Autobusëve në Tetovë, objekti i “Medicinska Plastika”, “Lidl”, ish “Makedonija Tabak” dhe “Palma Mall”.
Nga ora 08:45 deri në 14:00, ndërprerje të energjisë elektrike do të ketë edhe në Hidrocentralin e Vogël (HCV) “Bistrica”.Nga ora 08:55 deri në 10:30, pa energji elektrike do të mbeten këto vendbanime: Vratnic-, Bëllovishti, Jazhinca, Orasha, Nerashti, Sllatina e Epërme (Staro Sellë), Gllogjë, Dobroshti, Tearca, Përshefca, Brezna, Përca, Odri, Jegunovca, Rotinca, Podbregja, Jançishta, Prelubishta, Kopanca, Tudenca,Neproshteni, Leshk dhe Sllatina.
