LAJME
Daut Memishi: Ejup Rustemi hapi rrugë një kompanie serbe për gardhet dhe shtyu një kompani europiane!Taravari: Mund të hyjmë në Qeveri me marrëveshje të re, Mickoski ia rikujton ”Gjoka”-nMickoski i pikëlluar për ndarjen nga jeta të kryetarit të Bërvenicës, ja mesazhi i tij ngushëlluesAksident trafiku në Tetovë, vetura aksidentohet me motorin – ja detajetMësohet arsyeja e vdekjes së kryetarit të BërvenicësNdërron jetë pa pritmas kryetari i Bërvenicës, Jovica IlievskiÇmime shokuese në plazhin më luksoz të Adriatikut: Hyrja 100 euro për person, ndërsa çmimi për dy shezllone dhe një çadër është i pabesueshëmEdi Rama publikon dokumentin ku thuhet se Goxhaj refuzoi të luftojë krah UÇK-së për KosovënDaut Memishi: Ejup Rustemi hapi rrugë një kompanie serbe për gardhet dhe shtyu një kompani europiane!Taravari: Mund të hyjmë në Qeveri me marrëveshje të re, Mickoski ia rikujton ”Gjoka”-nMickoski i pikëlluar për ndarjen nga jeta të kryetarit të Bërvenicës, ja mesazhi i tij ngushëlluesAksident trafiku në Tetovë, vetura aksidentohet me motorin – ja detajetMësohet arsyeja e vdekjes së kryetarit të BërvenicësNdërron jetë pa pritmas kryetari i Bërvenicës, Jovica IlievskiÇmime shokuese në plazhin më luksoz të Adriatikut: Hyrja 100 euro për person, ndërsa çmimi për dy shezllone dhe një çadër është i pabesueshëmEdi Rama publikon dokumentin ku thuhet se Goxhaj refuzoi të luftojë krah UÇK-së për Kosovën
Lajmi ditës

Mickoski i pikëlluar për ndarjen nga jeta të kryetarit të Bërvenicës, ja mesazhi i tij ngushëllues

Mickoski i pikëlluar për ndarjen nga jeta të kryetarit të Bërvenicës, ja mesazhi i tij ngushëllues

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, ka shprehur ngushëllimet e tij për vdekjen e papritur të kryetarit të Komunës së Bërvenicës, Jovica Ilievski, transmeton Zyrtare.net

Në një postim në rrjetet sociale, Mickoski tha se lajmin për ndarjen nga jeta të Ilievskit e priti me pikëllim të thellë, duke e përshkruar atë si një njeri punëtor, të ndershëm dhe modest, plotësisht të përkushtuar ndaj qytetarëve dhe komunës që drejtonte. “Funksionin e kuptonte si detyrim ndaj qytetarëve, ndërsa besimin që mori e arsyetonte me punë, me praninë e tij në terren dhe me rezultate konkrete. Ai ishte gjithmonë pranë njerëzve, i dëgjonte, i ndihmonte dhe luftonte për nevojat e tyre”, shkroi Mickoski.Kryeministri theksoi se qytetarët e Bërvenicës ia kishin besuar edhe një mandat të dytë për shkak të punës dhe angazhimit të tij, ndërsa shtoi se Ilievski do të kujtohet edhe si një adhurues i madh i sportit, njeri me energji të fortë, qasje të sinqertë dhe zemër të hapur.Në fund të mesazhit të tij, Mickoski u shprehu ngushëllime familjes, të afërmve, qytetarëve të Bërvenicës dhe të gjithë atyre që e njihnin dhe e respektonin Ilievskin.

“Joco, në zgjedhjet e fundit e fituam betejën më të rëndësishme për Bërvenicën tënde. Vepra jote dhe kujtimi për ty nuk do të harrohen. Kujtim i përjetshëm!”, shkroi Mickoski.

Ndaj / Сподели