LAJME
Dy të rinj nga Tetova i bashkohen protestës në Shqipëri: “Na ka thirrur atdheuRama i përmendi tetovarët me fjalor përçarës, Denion Meidani i del në krahë, ja çfarë thotëIncident në Qendër të Shkupit: Vjehrra sulmon nusen, i shkakton lëndime të rënda truporeAhmeti: Themeluesit e UÇK-së dhe BDI-së po u lënë vend të rinjve, unë do t’u bashkohem veteranëveCNN: Irani ka mbyllur rezervat e uraniumit dhe ka vendosur mina përreth objekteveNis ndërtimi i autostradës Shkup – Bllacë, një arterie jetike për lidhjen me KosovënSPAK zbardh komunikimet për projektin në Palasë: Në dosje del emri i Samir Manes, dyshime për negociata miliona euro për “Green Coast”Ndërron jetë Nexhmedin “Qebapi”, njeriu i urt dhe i respektuar në ShkupDy të rinj nga Tetova i bashkohen protestës në Shqipëri: “Na ka thirrur atdheuRama i përmendi tetovarët me fjalor përçarës, Denion Meidani i del në krahë, ja çfarë thotëIncident në Qendër të Shkupit: Vjehrra sulmon nusen, i shkakton lëndime të rënda truporeAhmeti: Themeluesit e UÇK-së dhe BDI-së po u lënë vend të rinjve, unë do t’u bashkohem veteranëveCNN: Irani ka mbyllur rezervat e uraniumit dhe ka vendosur mina përreth objekteveNis ndërtimi i autostradës Shkup – Bllacë, një arterie jetike për lidhjen me KosovënSPAK zbardh komunikimet për projektin në Palasë: Në dosje del emri i Samir Manes, dyshime për negociata miliona euro për “Green Coast”Ndërron jetë Nexhmedin “Qebapi”, njeriu i urt dhe i respektuar në Shkup
Lajmi ditës

Më shumë se 10 vite neglizhencë, Memishi: Rregullohet trotuari dhe kanali i ujitjes në Përshefc–Gllogjë

Më shumë se 10 vite neglizhencë, Memishi: Rregullohet trotuari dhe kanali i ujitjes në Përshefc–Gllogjë

Kryetari i Komunës së Tearcës, Daut Memishi, ka njoftuar për fillimin e punimeve për rregullimin e trotuarit dhe intervenimin në kanalin e ujitjes në aksin Përshefc–Gllogjë.
Sipas tij, bëhet fjalë për një problem të trashëguar që për më shumë se një dekadë kishte mbetur pa zgjidhje, ndërsa trotuari ishte në gjendje të rënduar dhe paraqiste vështirësi për lëvizjen e qytetarëve, shkruan Tema.mk.


“Pas më shumë se 10 vitesh neglizhencë, po rregullojmë trotuarin që ishte në gjendje të mjerueshme dhe njëkohësisht po intervenojmë në kanalin e ujitjes”, ka theksuar Memishi.
Ai shtoi se këto punime janë pjesë e angazhimit të komunës për përmirësimin e infrastrukturës lokale dhe krijimin e kushteve më të mira për banorët. “Punë konkrete, rezultate të prekshme dhe investime që i shërbejnë qytetarëve”, është mesazhi i kryetarit lidhur me realizimin e këtij projekti.

https://www.facebook.com/share/p/1D97P3fqqA

Ndaj / Сподели