Lajmi ditës

Kallëzim penal dhe paraburgim për drejtuesin e një qendre arsimore në Shtip, dyshohet se prekte nxënëse të mitura

Kallëzim penal dhe paraburgim për drejtuesin e një qendre arsimore në Shtip, dyshohet se prekte nxënëse të mitura

Më 11.05.2026, në ora 19:50 në Shtip, zyrtarë policorë nga Sektori për Polici Kriminalistike pranë SPB Shtip kanë privuar nga liria A.SH. (65) nga Shtipi.
Ai dyshohet se, në cilësinë e drejtuesit të një qendre arsimore në Shtip, gjatë mbajtjes së mësimit plotësues, për një periudhë më të gjatë kohore ka prekur në trup disa nxënëse të mitura.
Rasti është denoncuar në stacion policor nga prindërit, në prani të nxënëseve dhe përfaqësuesve të Institucionit Publik – Qendra Ndërkomunale për Punë Sociale në Shtip.
Me urdhër gjykate janë kryer kontrolle në shtëpinë e tij dhe në qendrën arsimore, ku janë sekuestruar sende për procedurë të mëtejshme.
A.SH. është mbajtur në stacion policor dhe, pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij është ngritur kallëzim penal, ndërsa gjyqtari i procedurës paraprake i ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh.

Ndaj / Сподели