LAJME
Lajmi ditës

Ja kush do të udhëheq me ministrin e drejtësisë dhe kulturës nga ana e VLEN-it

Ja kush do të udhëheq me ministrin e drejtësisë dhe kulturës nga ana e VLEN-it

Sipas informacioneve jozyrtare të Televizionit Telma, koalicioni VLEN do të propozojë profesorin Jeton Shasivari për ministër të ri të Drejtësisë. Shasivari është profesor i së drejtës kushtetuese dhe administrative në Universitetin e Evropës Juglindore.


Për postin e ministrit të Kulturës, VLEN pritet të propozojë Sedat Sulejmanin, i cili deri më tani ka ushtruar detyrën e zëvendësministrit.
Sipas burimeve partiake, një kuadër i VLEN-it do të drejtojë edhe Ministrinë për Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive. Për këtë pozitë është propozuar Agon Ferati, ish-nënkryetar i Lëvizjes për Reforma në PDSH.


Ndërkohë, Bekim Sali do të vazhdojë të mbetet zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Integrime Evropiane, Muhamet Hoxha do të vazhdojë të udhëheqë Ministrinë e Mjedisit Jetësor, ndërsa Besar Durmishi do të mbetet ministër i Ekonomisë./Telma/

Ndaj / Сподели