LAJME
Hasim Murteazani: Në kohën e kësaj qeverie suspendohen policët kur tejkalojnë kompetencat, BDI-ja të përgjigjet për të kaluarënAli Ahmeti në mbështetje të Arkin Jahijit: Bërvenica meriton më shumëE rëndë në Kosovë/ Dyshohet se babai ka qëlluar për vdekje djalin e tij, ja detajet e paraMPB-ja suspendon nga puna 6 policë për dhunën ndaj dy të rinjve në SarajNdërron jetë Mehmet Zenuni, pronari i kompanisë „Hak Bus“ nga TetovaArabia Saudite: 12 të vrarë dhe 309 të plagosur nga sulmi në aeroportin e Riadit, ja detajetDy policë dyshohet se janë larguar nga Maqedonia e Veriut pas rastit të rrahjes së dy shqiptarëve?!“Task Force” arreston një 28-vjeçar në Vrapçisht, i gjenden marihuanë dhe kokainëHasim Murteazani: Në kohën e kësaj qeverie suspendohen policët kur tejkalojnë kompetencat, BDI-ja të përgjigjet për të kaluarënAli Ahmeti në mbështetje të Arkin Jahijit: Bërvenica meriton më shumëE rëndë në Kosovë/ Dyshohet se babai ka qëlluar për vdekje djalin e tij, ja detajet e paraMPB-ja suspendon nga puna 6 policë për dhunën ndaj dy të rinjve në SarajNdërron jetë Mehmet Zenuni, pronari i kompanisë „Hak Bus“ nga TetovaArabia Saudite: 12 të vrarë dhe 309 të plagosur nga sulmi në aeroportin e Riadit, ja detajetDy policë dyshohet se janë larguar nga Maqedonia e Veriut pas rastit të rrahjes së dy shqiptarëve?!“Task Force” arreston një 28-vjeçar në Vrapçisht, i gjenden marihuanë dhe kokainë
Lajmi ditës

Hoxhë Zekerija Bajrami thirrje studentëve: Mos mungoni në protestë

Hoxhë Zekerija Bajrami thirrje studentëve: Mos mungoni në protestë

Hoxhë Zekerija Bajrami u ka bërë thirrje studentëve shqiptarë që të marrin pjesë në protestën për mbrojtjen e të drejtës për gjuhën shqipe, duke kërkuar nga ata që të jenë dinjitozë dhe të mos heqin dorë nga kërkesat e tyre legjitime.

Në mesazhin e tij, ai u ka bërë apel studentëve që të mos mungojnë në protestë dhe të kërkojnë të drejtën që u takon, duke theksuar se ata nuk po kërkojnë lëmoshë, por hisen e tyre të garantuar.

Thirrja e plotë e hoxhë Zekerija Bajranit:

Student i dashur, sot mos mungo, sot duhet të jesh në vendin e duhur, mos përto, dil dhe kërko të drejtën që të takon.

Zoti ju ndihmoftë, dhe dëshirën ua plotësoftë.
Keni kujdes gjatë protestës jini dinjitoz, mos gaboni të bëni gjëra që nuk përkasin me etikën e studentit, as me etikën tonë si komb.

Kërkoni të drejtën që ju takon, dhe mos lëshoni pe. Ne jemi popull që të huajën nuk e duam, por tonën nuk e japim.

Ju nuk kërkoni lëmoshë, por hisen që ju takon. Ju jeni ajka e popullit, ju jeni boshti kurrizor i shoqërisë.

Zoti ju forcoftë, Zoti ju bekoftë.
Paqa e Zotit qoftë me ju!

Ndaj / Сподели