Dje në ora 12:40, në Kavadar, zyrtarë policorë nga Departamenti Policor i Kavadarit kanë privuar nga liria 38-vjeçaren Z.S. nga Kavadari.
Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se ajo është arrestuar pas një denoncimi të mëparshëm, sipas të cilit në shtëpi kishte sulmuar fizikisht bashkëshortin e saj 38-vjeçar.
Ajo është dërguar në stacionin policor, është njoftuar prokurori publik dhe pas dokumentimit të rastit, ndaj saj do të parashtrohet kallëzim përkatës.
