Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në një deklaratë të bërë sot tha se nuk ka ndërhyrë asnjëherë në fushatat zgjedhore në Maqedoninë e Veriut për të favorizuar një subjekt politik apo për të sulmuar një tjetër, shkruan Tema.mk.
Rama pranoi se e konsideron mik kreun e BDI-së, Ali Ahmetin, por theksoi se kjo nuk ka ndikuar në qëndrimin e tij ndaj proceseve politike në Maqedoninë e Veriut. Këto deklarata të kryeministrit shqiptar vijnë vetëm pak ditë pasi tre zyrtarë të VLEN-it nuk u lejuan të kalonin kufirin për në Shqipëri./Tema.mk/
