Lajmi ditës

E dhimbshme: Drilon Meniqi humb jetën pas aksidentit të rëndë në Vushtrri

E dhimbshme: Drilon Meniqi humb jetën pas aksidentit të rëndë në Vushtrri

Një ngjarje tragjike ka tronditur Vushtrrinë. Drilon Meniqi ka ndërruar jetë si pasojë e lëndimeve të marra në aksidentin e rëndë që ndodhi mbrëmjen e kaluar te udhëkryqi për Begaj. Fillimisht ai ishte dërguar për trajtim mjekësor, por fatkeqësisht nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve të marra. Sipas raportimeve, aksidenti ka qenë me pasoja të rënda dhe ka shkaktuar tronditje të madhe në opinion.

Familjarët, miqtë dhe të afërmit po përballen me një humbje të rëndë, ndërsa në rrjetet sociale po shprehen ngushëllime të shumta për ndarjen e parakohshme nga jeta të Drilonit.

Ndaj / Сподели