LAJME
EDITORIAL: Pesë vite nga tragjedia e spitalit modular në Tetovë: 14 jetë u dogjën, drejtësia ende hesht, as pllaka që u premtua ende nuk u vendos!Përleshje përsëri në Tetovë: Vojvodët përfshihen në incident, ngjarja përsëritetReja rreh vjehrrën në fshatin PërshefcGjuajtje me armë në Dyqanxhik të Shkupit, raportohet për një të vdekur dhe një të plagosur?!Flakët i afrohen Miletinës: Zjarri i madh kërcënon fshatin, aktivizohen aeroplanë!Pengoi ekipin e urgjencës gjatë dhënies së ndihmës mjekësore në TetovëMitsotakis shpall paketën e re ekonomike për Greqinë: 400 euro shtesë për pensionistët, paga minimale 1000 euroKërkoi ryshfet për punësim, kapet dhe arrestohet me para të përpunuara shoferi i Igor JanushevitEDITORIAL: Pesë vite nga tragjedia e spitalit modular në Tetovë: 14 jetë u dogjën, drejtësia ende hesht, as pllaka që u premtua ende nuk u vendos!Përleshje përsëri në Tetovë: Vojvodët përfshihen në incident, ngjarja përsëritetReja rreh vjehrrën në fshatin PërshefcGjuajtje me armë në Dyqanxhik të Shkupit, raportohet për një të vdekur dhe një të plagosur?!Flakët i afrohen Miletinës: Zjarri i madh kërcënon fshatin, aktivizohen aeroplanë!Pengoi ekipin e urgjencës gjatë dhënies së ndihmës mjekësore në TetovëMitsotakis shpall paketën e re ekonomike për Greqinë: 400 euro shtesë për pensionistët, paga minimale 1000 euroKërkoi ryshfet për punësim, kapet dhe arrestohet me para të përpunuara shoferi i Igor Janushevit
Lajmi ditës

Detajet nga aksidenti tragjik në Slloveni: Humbën jetën dy fëmijë 4 dhe 11 vjeç dhe gjyshja e tyre 74-vjeçare nga Maqedonia e Veriut

Detajet nga aksidenti tragjik në Slloveni: Humbën jetën dy fëmijë 4 dhe 11 vjeç dhe gjyshja e tyre 74-vjeçare nga Maqedonia e Veriut

Familja me shtetësi të Maqedonisë së Veriut jetonte në Ravenna të Italisë dhe ishte me origjinë nga fshati Zhitineni i komunës Qendër Zhupë. Në “Audi A4” udhëtonin prindërit, dy fëmijët dhe nëna e drejtuesit. Vetura fillimisht preku barrierën mbrojtëse dhe më pas u përplas fuqishëm me rimorkion e një kamioni të ndalur për shkak të defektit. Vajza 4-vjeçare, vëllai i saj 11-vjeçar dhe gjyshja 74-vjeçare vdiqën në vend. Nëna 33-vjeçare pësoi lëndime të lehta, ndërsa babai 39-vjeçar, sipas saktësimit të fundit të policisë, nuk u lëndua. Shkaku i saktë i aksidentit vazhdon të hetohet.Tre anëtarë të një familjeje me origjinë nga fshati Zhitineni i komunës Qendër Zhupë kanë humbur jetën në aksidentin e rëndë të trafikut që ndodhi pasditen e së enjtes, më 27 gusht 2026, në autostradën A1 të Primorskës në Slloveni.Viktimat janë një vajzë vetëm 4 vjeçe, vëllai i saj 11-vjeçar dhe gjyshja e tyre 74-vjeçare. Të tre, së bashku me prindërit e fëmijëve, ishin shtetas të Maqedonisë së Veriut me vendbanim në Itali. Familja jetonte në Ravenna.Detajet, të cilat mbrëmjen e aksidentit nuk ishin bërë publike, u konfirmuan të premten nga Drejtoria e Policisë së Koperit. Inspektori Peter Leban sqaroi se gruaja 74-vjeçare ishte nëna e drejtuesit të veturës, ndërsa dy fëmijët që humbën jetën ishin vajza dhe djali i tij.Identitetet me emër të viktimave dhe të dy prindërve nuk janë publikuar nga autoritetet.

Ndaj / Сподели