LAJME
EDITORIAL: Pesë vite nga tragjedia e spitalit modular në Tetovë: 14 jetë u dogjën, drejtësia ende hesht, as pllaka që u premtua ende nuk u vendos!Përleshje përsëri në Tetovë: Vojvodët përfshihen në incident, ngjarja përsëritetReja rreh vjehrrën në fshatin PërshefcGjuajtje me armë në Dyqanxhik të Shkupit, raportohet për një të vdekur dhe një të plagosur?!Flakët i afrohen Miletinës: Zjarri i madh kërcënon fshatin, aktivizohen aeroplanë!Pengoi ekipin e urgjencës gjatë dhënies së ndihmës mjekësore në TetovëMitsotakis shpall paketën e re ekonomike për Greqinë: 400 euro shtesë për pensionistët, paga minimale 1000 euroKërkoi ryshfet për punësim, kapet dhe arrestohet me para të përpunuara shoferi i Igor JanushevitEDITORIAL: Pesë vite nga tragjedia e spitalit modular në Tetovë: 14 jetë u dogjën, drejtësia ende hesht, as pllaka që u premtua ende nuk u vendos!Përleshje përsëri në Tetovë: Vojvodët përfshihen në incident, ngjarja përsëritetReja rreh vjehrrën në fshatin PërshefcGjuajtje me armë në Dyqanxhik të Shkupit, raportohet për një të vdekur dhe një të plagosur?!Flakët i afrohen Miletinës: Zjarri i madh kërcënon fshatin, aktivizohen aeroplanë!Pengoi ekipin e urgjencës gjatë dhënies së ndihmës mjekësore në TetovëMitsotakis shpall paketën e re ekonomike për Greqinë: 400 euro shtesë për pensionistët, paga minimale 1000 euroKërkoi ryshfet për punësim, kapet dhe arrestohet me para të përpunuara shoferi i Igor Janushevit
Lajmi ditës

Detaje të reja për aksidentin tragjik në Slloveni: Mes viktimave dyshohet se ka edhe fëmijë

Detaje të reja për aksidentin tragjik në Slloveni: Mes viktimave dyshohet se ka edhe fëmijë

Detaje të reja po dalin për aksidentin e rëndë në autostradën bregdetare në Slloveni, ku humbën jetën tre shtetas të Maqedonisë së Veriut, ndërsa dy të tjerë u lënduan.

Sipas informacioneve jozyrtare të publikuara nga portali slloven Žurnal24, duke iu referuar institucionit „Reševalni pas“, mes viktimave dyshohet se ka edhe fëmijë. Policia sllovene deri tani nuk e ka konfirmuar zyrtarisht këtë informacion dhe ende nuk ka bërë të ditura moshat apo identitetet e viktimave.

Aksidenti ndodhi dje pasdite në autostradën ndërmjet Unecit dhe zonës industriale para Ravbarkomandës, në drejtim të Koperit. Sipas të dhënave fillestare të Policisë së Koperit, një kamion kishte ndaluar në një hapësirë të veçuar pranë autostradës për shkak të një defekti, kur automjeti me pesë shtetas maqedonas u përplas me pjesën e pasme, në anën e majtë, të rimorkios së kamionit.

Tre persona humbën jetën në vendngjarje. Njëri prej dy të mbijetuarve u transportua me helikopter në spital, ndërsa shoferi i automjetit u dërgua me ambulancë. Deri tani nuk ka informacione të reja zyrtare për gjendjen e tyre shëndetësore.

Policia sllovene e konfirmoi aksidentin në buletinin e mëngjesit si aksidentin e vetëm me pasoja fatale në 24 orët e fundit, me tre viktima, por nuk publikoi të dhëna të tjera për ta.

Ende nuk ka konfirmim zyrtar nëse pesë shtetasit maqedonas ishin anëtarë të së njëjtës familje, nga cila pjesë e Maqedonisë së Veriut vinin, apo sa vjeç ishin tre personat që humbën jetën.

Hetimi pritet të përcaktojë se përse automjeti u përplas me rimorkion e kamionit të ndaluar. Në vendngjarje kanë qenë edhe prokurorja shtetërore dhe gjyqtarja hetuese, ndërsa policia ka paralajmëruar se më shumë informacione për rrethanat dhe rrjedhën e aksidentit do të bëhen të ditura pas përfundimit të veprimeve fillestare hetimore.

Ndaj / Сподели