Lajmi ditës

Destinacion Evropa, kapen 100 ton drogë në Kili. Ishte fshehur mes dërgesave me drurë

Destinacion Evropa, kapen 100 ton drogë në Kili. Ishte fshehur mes dërgesave me drurë

Autoritetet në Kili kanë sekuestruar më shumë se 100 ton drogë të fshehur në dërgesa druri me destinacion Evropën. Autoritetet theksuan se kjo ishte një sasi rekord e sekuestruar.

“Falë punës së përbashkët të prokurorisë, autoritetit portual dhe doganave, u sekuestruan 1,080 ton dru të ngopur me drogë të ndryshme, gjë që përbën një goditje historike ndaj krimit të organizuar në vendin tonë”, tha qeveria në një deklaratë.

Sekuestrimi i 100 tonëve është më i madhi në Kilit. Mes druve kryesisht kishte kokainë dhe ketaminë. Sipas vlerwsimeve ngarkesa kishte vlerw 8.3 miliardë dollarë në tregun evropian. Numrat mund të rriten më tej, pasi ekzaminimi i kontejnerëve të dyshimtë nuk ka përfunduar.

Ndaj / Сподели