Lajmi ditës

Bastisje në Gostivar, gjenden 116 gramë ha’shash, arrestohet një person

Bastisje në Gostivar, gjenden 116 gramë ha’shash, arrestohet një person

Më 04.07.2026, zyrtarët policorë nga Njësia për Luftimin e Tregtisë së Paligjshme me Drogë dhe Armë pranë SPB Tetovë, në bashkëpunim me Zyrën e Jashtme për Punë Kriminalistike Gostivar, pas informacioneve operative të siguruara më parë dhe me urdhër të Gjykatës Themelore të Gostivarit, kanë kryer bastisje në një objekt në pronësi të S.B. (63) në fshatin Zdunjë të Gostivarit.
Gjatë bastisjes, në oborr është gjetur një qese me rreth 116 gramë hashash. S.B. është privuar nga liria, ndërsa pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të parashtrohet kallëzim penal sipas nenit 215 të Kodit Penal.

Ndaj / Сподели