Më 02.10.2026 në orën 23:35 në rrugën “Ljubotenska” në Tetovë, zyrtarët policorë nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria A.A. (20) nga fshati Neproshteni për shkak të dyshimit për kryerjen e veprës penale sipas nenit 215 të Kodit Penal.Gjatë kontrollit tek ai është gjetur një qese me lëndë pluhur të bardhë. Ai është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit, ndaj tij do të vijojë parashtresa përkatëse.
Lajmi ditës
Arrestohet një 20-vjeçar nga Neproshteni, gjatë kontrollit i gjendet lëndë pluhuri e bardhë
