LAJME
“Raportohet për një vr’asje makabre dhe vetvr’asje në Maqedoni”, ja DETAJET tronditëse!MPB-ja mori pjesë në një operacion ndërkombëtar për shkatërrimin e një rrjeti kriminal të mashtrimeve me investimeTrump: S’ka më 4 miliardë dollar në vit nga SHBA për Izraelin“Një vit qeverisje në Tearcë”, Daut Memishi: Po e mbajmë edhe një premtim, nisëm rregullimin e trotuarit në Odër!Përparim Bajrami del nga burgu me garanci prej 1.14 milionë euroshVetëm 20 vjeçe, bashkëpilotja humb jetën në aksidentin tragjik. Mesazhi i fundit tronditësZjarr në një shtyllë elektrike në Sllatinë të Tetovës, digjet ormani me matës elektrikëParadoksi BDI: E kritikoi projektin tek zjarrfikësit, por ik nga debati që vet e kërkoi“Raportohet për një vr’asje makabre dhe vetvr’asje në Maqedoni”, ja DETAJET tronditëse!MPB-ja mori pjesë në një operacion ndërkombëtar për shkatërrimin e një rrjeti kriminal të mashtrimeve me investimeTrump: S’ka më 4 miliardë dollar në vit nga SHBA për Izraelin“Një vit qeverisje në Tearcë”, Daut Memishi: Po e mbajmë edhe një premtim, nisëm rregullimin e trotuarit në Odër!Përparim Bajrami del nga burgu me garanci prej 1.14 milionë euroshVetëm 20 vjeçe, bashkëpilotja humb jetën në aksidentin tragjik. Mesazhi i fundit tronditësZjarr në një shtyllë elektrike në Sllatinë të Tetovës, digjet ormani me matës elektrikëParadoksi BDI: E kritikoi projektin tek zjarrfikësit, por ik nga debati që vet e kërkoi
Lajmi ditës

Arrestohet në Vranjë një “mjek” i rremë nga Maqedonia, mashtronte qytetarët për para

Arrestohet në Vranjë një “mjek” i rremë nga Maqedonia, mashtronte qytetarët për para

Pjesëtarët e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, në bashkëpunim me policinë kufitare të Maqedonisë së Veriut, kanë arrestuar S.K. (56), shtetas të Maqedonisë së Veriut, i cili dyshohet se është paraqitur rrejshëm si mjek dhe ka mashtruar qytetarë për të marrë para.

Sipas hetimeve, nga 4 deri më 13 qershor të këtij viti, ai ka telefonuar tre qytetarë nga zona e Vranjës, duke u prezantuar si mjek nga Maqedonia. Ai u ka thënë se anëtarë të afërt të familjeve të tyre ishin plagosur rëndë dhe se nevojiteshin para për trajtim mjekësor urgjent, duke i vënë në lajthitje.

Më pas, i dyshuari dyshohet se ka shkuar personalisht në adresat e viktimave dhe ka marrë prej tyre shuma të konsiderueshme parash.

Me urdhër të Prokurorisë Themelore Publike në Vranjë, atij i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh nën dyshimin për veprën penale të mashtrimit të vazhdueshëm. Pas përfundimit të procedurave, ai do të paraqitet para prokurorisë kompetente së bashku me kallëzimin penal.

Ndaj / Сподели