Më 2 qershor 2026, në ora 17:10, zyrtarët policorë nga Sektori për Punë të Brendshme Tetovë kanë privuar nga liria B.A. (37) nga Tetova.
Sipas kallëzimit të bërë nga ish-partnerja e tij, 38-vjeçare nga rajoni i Tetovës, rreth orës 08:30 në një parking në Tetovë, ai ka hyrë me forcë në automjetin e saj, i ka marrë telefonin celular dhe paraprakisht e kishte ndjekur dhe shqetësuar.
Personi është ndaluar në stacion policor, ndërsa pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të parashtrohet kallëzim përkatës.
Lajmi ditës
Arrestohet 37 vjeçari nga Tetova, ja çfarë i bënte ish partneres
