LAJME
A po ‘prishet’ Rama me Erdoganin? Kryeministri Shqiptar jep deklaratën e fortë: “Turqia më shumë ka investuar në Serbi, bashkë sa në Shqipëri e Kosovë!”Sekuestrohen 680 kilogramë ka’nabis në këtë qytet të Maqedonisë, ja detajet“Haga do e arrestojë edhe Ali Ahmetin”, ja kush e thotë!Arrestohet Vlora Hyseni, Drejtoresha e Shërbimit Informativ të Shtetit Shqiptar – ja DETAJET!Arriti bora e parë në Ballkan, ja ku ka rënë sot!E rëndë në Turqi, 15 vjeçari hap zjarr në shkollë dhe plagos 11 nxënës, autoritetet: Shkak dyshohet bullizimiDramë si në filma aksion në Tetovë: Policia bastis banesën ku kryhej prostitucion, vajza që ndërmjetësonte kërcënon me vetëvrasjeRritje e madhe e çmimit të naftës në Maqedoni, ja sa!A po ‘prishet’ Rama me Erdoganin? Kryeministri Shqiptar jep deklaratën e fortë: “Turqia më shumë ka investuar në Serbi, bashkë sa në Shqipëri e Kosovë!”Sekuestrohen 680 kilogramë ka’nabis në këtë qytet të Maqedonisë, ja detajet“Haga do e arrestojë edhe Ali Ahmetin”, ja kush e thotë!Arrestohet Vlora Hyseni, Drejtoresha e Shërbimit Informativ të Shtetit Shqiptar – ja DETAJET!Arriti bora e parë në Ballkan, ja ku ka rënë sot!E rëndë në Turqi, 15 vjeçari hap zjarr në shkollë dhe plagos 11 nxënës, autoritetet: Shkak dyshohet bullizimiDramë si në filma aksion në Tetovë: Policia bastis banesën ku kryhej prostitucion, vajza që ndërmjetësonte kërcënon me vetëvrasjeRritje e madhe e çmimit të naftës në Maqedoni, ja sa!
Lajmi ditës

Apeli konfirmon dënimin me burg për Stevço Jakimovskin për ndërtim pa leje, një pjesë e rastit kthehet në rigjykim

Apeli konfirmon dënimin me burg për Stevço Jakimovskin për ndërtim pa leje, një pjesë e rastit kthehet në rigjykim

Gjykata e Apelit ka konfirmuar aktgjykimin e shkallës së parë ndaj ish-kryetarit të Komunës së Karposhit, Stevço Jakimovski, duke lënë në fuqi dënimin me një vit burg për veprën penale “ndërtim pa leje”. Siç njoftoi Gjykata Themelore Penale e Shkupit, Apeli, duke shqyrtuar ankesat e të akuzuarve dhe të Prokurorisë Publike, ka vendosur të konfirmojë dënimin për veprën “ndërtim pa leje”. Në dënimin e shqiptuar do të llogaritet edhe periudha që Jakimovski ka kaluar në arrest shtëpiak, nga 19 marsi deri më 15 gusht të vitit 2019.


Sa i përket akuzës për “keqpërdorim të pozitës dhe autorizimeve zyrtare”, ankesa e Jakimovskit është pranuar dhe lënda në këtë pjesë është kthyer për rigjykim. Sipas gjykatës, duke pasur parasysh se veprat kanë të bëjnë me periudhën 2011–2017 dhe se dënimi i paraparë është nga tre deri në pesë vjet burg, ekziston mundësia që lënda të parashkruhet gjatë vitit 2027.
Gjykata e Apelit ka shfuqizuar edhe dënimin me kusht për të akuzuarin T. Gj., ndërsa edhe kjo pjesë e procedurës është kthyer për shqyrtim të sërishëm.
Nga Gjykata Penale bëjnë të ditur se lënda do t’i caktohet një gjykatësi të ri, pasi gjykatësi që e ka trajtuar deri më tani nuk është më pjesë e Departamentit për Krim të Organizuar dhe Korrupsion. Pjesa e konfirmuar e aktgjykimit do t’i dorëzohet gjykatësit për ekzekutimin e sanksioneve.

Ndaj / Сподели