LAJME
Durmishi: Ekonomia u rrit për 3,8% në vitin 2025, BPV-ja për kokë banori po i afrohet 10 mijë euroveKontratat e përkohshme drejt punësimit të përhershëm, por jo të gjithë do të përfitojnëNisi BBVK 5, ja kush janë 7 banorët e parë!Muhamet Elmazi shënon me pjesëmarrje masive 1 vit punë në Saraj: Mbështetja juaj, motiv për të vazhduar përparaEdhe 100 ditë deri në muajin e shenjtë të RamazanitSulmohet dhe grabitet një 62-vjeçar në Tetovë: Plagoset me mjet të mprehtë teksa po përpiqej të ndalonte njërin nga sulmuesit“Nuk jam kundër popullit, por më shumë dua bossin (Ramën)”, Cllevio me mesazh nga selia e PS-sëTeuta Arifi në bankën e të akuzuarve! Fillon procesi për kontratat fiktive, 1 milion euro dëmi në buxhet!Durmishi: Ekonomia u rrit për 3,8% në vitin 2025, BPV-ja për kokë banori po i afrohet 10 mijë euroveKontratat e përkohshme drejt punësimit të përhershëm, por jo të gjithë do të përfitojnëNisi BBVK 5, ja kush janë 7 banorët e parë!Muhamet Elmazi shënon me pjesëmarrje masive 1 vit punë në Saraj: Mbështetja juaj, motiv për të vazhduar përparaEdhe 100 ditë deri në muajin e shenjtë të RamazanitSulmohet dhe grabitet një 62-vjeçar në Tetovë: Plagoset me mjet të mprehtë teksa po përpiqej të ndalonte njërin nga sulmuesit“Nuk jam kundër popullit, por më shumë dua bossin (Ramën)”, Cllevio me mesazh nga selia e PS-sëTeuta Arifi në bankën e të akuzuarve! Fillon procesi për kontratat fiktive, 1 milion euro dëmi në buxhet!
Lajmi ditës

Ali Ahmeti: BDI konfliktin në Lindjen e Mesme e sheh me shqetësim, mbështesim SHBA-të

Ali Ahmeti: BDI konfliktin në Lindjen e Mesme e sheh me shqetësim, mbështesim SHBA-të

Sot, në komunën e Likovës, u mbajt mbledhja e katërt e Këshillit të Përgjithshëm të Bashkimi Demokratik për Integrim.

Me këtë rast, kryetari Ali Ahmeti konvokoi këtë mbledhje për të diskutuar mbi zhvillimet aktuale politike në vend, si dhe për organizimin e mëtejshëm të brendshëm partiak në funksion të këtyre zhvillimeve.

Në kuadër të mbledhjes, u bë një analizë e situatës politike në vend. Me shqetësim u analizuan tendencat për grryerjen e Marrëveshjes Paqësore të Ohrit, e cila mund të ketë pasoja serioze për stabilitetin e vendit. Kërkojmë nga iniciatorët dhe zbatuesit e këtyre veprimeve që të tërhiqen nga të njëjtat dhe të vazhdohet me respektimin e plotë të Marrëveshjes së Ohrit, si rruga e vetme drejt stabilitetit dhe avancimit të vendit drejt anëtarësimit të plotë në Bashkimi Evropian.

Gjithashtu, u konstatua me shqetësim se nga pushteti po vihen në shënjestër ish-kryetarë komunash që vijnë nga radhët e Bashkimit Demokratik për Integrim, si z. Blerim Bexheti dhe z. Fatmir Dehari. Bashkimi Demokratik për Integrim nuk është kundër kontrollit dhe revizionit institucional, por kundërshton fuqishëm presionin politik dhe qasjen politike. Jemi për kontroll dhe transparencë, por jo për drejtësi selektive dhe të motivuar politikisht, siç po ndodh me rastet në Saraj dhe Kërçovë.

Në këtë mbledhje u diskutua edhe për zhvillimet në rajon dhe më gjerë. Sa i përket Evropës, u theksua se zhvillimet në Hungari dhe zgjedhjet në këtë vend anëtar të BE-së kanë ndikim edhe në Ballkanin Perëndimor. Ndërsa për zhvillimet në Lindjen e Mesme, Bashkimi Demokratik për Integrim i përcjell me shqetësim të madh, duke i konsideruar si rrezik për paqen globale çdo ideologji që synon shtrirjen e ndikimit përmes forcës, veçanërisht përmes armëve nukleare.

Në këtë kontekst, shprehim mbështetje të qartë për angazhimin e Shtetet e Bashkuara të Amerikës si partner strategjik në ruajtjen e stabilitetit në Lindjen e Mesme dhe urojmë që përmes dialogut dhe negociatave të arrihet një marrëveshje e qëndrueshme, duke vendosur paqen, sigurinë dhe stabilitetin në plan të parë.

Gjithashtu, në këtë mbledhje raportuan të gjithë kryetarët e degëve lidhur me procesin e mbajtjes së kuvendeve të nëndegëve, si dhe përgatitjet për organizimin e kuvendeve të degëve, proces ky që pritet të kurorëzohet me përbërje të reja dhe përfaqësuese të strukturave partiake.

Ndaj / Сподели