Lajmi ditës

Alarm për bombë në një shkollë të Tetovës

Alarm për bombë në një shkollë të Tetovës

Një tjetër alarm për bombë është regjistruar sot në Shkollën e Mesme të Mjekësisë në Tetovë, duke shkaktuar shqetësim te nxënësit dhe stafi i shkollës.


Menjëherë pas pranimit të kërcënimit, autoritetet kompetente dhe policia kanë dalë në vendngjarje, ndërsa nxënësit dhe personeli janë evakuuar nga objekti për arsye sigurie. Njësitë speciale po kryejnë kontrolle të detajuara brenda shkollës për të verifikuar nëse bëhet fjalë për kërcënim real apo alarm të rremë.


Ky është rasti i radhës i alarmit për bombë në institucionet arsimore në Tetovë dhe rajon, ndërsa autoritetet vazhdojnë hetimet për të zbuluar autorët e këtyre kërcënimeve që po shkaktojnë panik te qytetarët dhe nxënësit./Tema.mk

Ndaj / Сподели