Lajmi ditës

Aksident i rëndë trafiku tronditi Maqedoninë – një person humbi jetën në vendngjarje me motor

Aksident i rëndë trafiku tronditi Maqedoninë – një person humbi jetën në vendngjarje me motor

Një motoçiklist 49-vjeçar humbi jetën në vendngjarje si pasojë e një aksidenti trafiku që ndodhi dje në rrugën „Done Bozhinov“ në Kumanovë.

Sipas njoftimit zyrtar të SPB Kumanovë, aksidenti është raportuar rreth orës 12:46.

Në përplasje u përfshinë një automjet i tipit „Seat“, i drejtuar nga A.A. (64) nga Kumanova, dhe një motoçikletë që drejtohej nga D.S. (49).

Si pasojë e lëndimeve të rënda të marra, motoçiklisti ndërroi jetë menjëherë në vendin e aksidentit.

Vdekjen e 49-vjeçarit e konstatoi mjeku kujdestar i Ndihmës së Shpejtë, i cili mbërriti në vendngjarje.

Ekipet e policisë dhe prokurori kompetent kanë kryer këqyrjen e plotë të vendit të ngjarjes për të përcaktuar shkaqet e aksidentit.

Ndaj / Сподели