Lajmi ditës

Nesër pa energji elektrike do të ngelen dy fshatrat e komunës Tearcës, Sllatina dhe Neproshteni, ja sa orë

Nesër pa energji elektrike do të ngelen dy fshatrat e komunës Tearcës, Sllatina dhe Neproshteni, ja sa orë

Më 23 qershor, disa vendbanime në rajonin e Tetovës do të mbeten pa energji elektrike për shkak të ndërprerjeve të planifikuara në furnizim, njoftojnë nga rrjeti elektrodistributiv.
Në Tetovë, nga ora 08:00 deri në 18:00, pa rrymë do të mbeten objektet që ndodhen pranë marketit Vero, përballë Qendrës Sportive.
Nga ora 09:00 deri në 14:00, ndërprerje të furnizimit me energji elektrike do të ketë në pjesë të fshatrave Sllatinë, Neproshten, Sërçinë dhe Falishtë. Në Sllatinë pa energji elektrike do të mbetet një pjesë e fshatit, në Neproshten pjesa pranë sallës, në Sërçinë pjesa pranë parkut, ndërsa në Falishtë një pjesë e zonës qendrore të fshatit.

Ndaj / Сподели