Lajmi ditës

Lushtaku kërcënon: Jap dorëheqje nëse PDK lidhet me VV’në

Lushtaku kërcënon: Jap dorëheqje nëse PDK lidhet me VV’në

Lushtaku paralajmëron: Jap dorëheqje nëse PDK lidhë marrëveshje me LVV-në
Kryetari i Skenderajt Sami Lushtaku në një bisedë telefonike për RTV21 ka deklaruar se nëse PDK arrinë marrëveshje bashkëpunimi me LVV-në Lushtaku jep dorëheqje nga pozita e kryetarit të degës në Skenderaj. Lushtaku për RTV21 tha se PDK nuk do duhej të bashkëpunonte me një subjekt politik që gjuhën helmuese dhe degraduese e ka në rend të parë.
“Nëse Partia Demokratike e Kosovës arrin marrëveshje ose lidhë koalicion me LVV-në unë automatikisht jap dorëheqje nga pozita e kryetarit të degës në Skenderaj. Ata e dijnë ma mirë janë kryesia e partisë por për mua është e pa pranueshme bashkëpunimi me një subjekt politik që gjuhën helmuese e ka në rend të parë…”./RTV21/21Media

Ndaj / Сподели