Lajmi ditës

Befasi në mes të qershorit: Bie borë në viset e larta, këto janë detajet

Befasi në mes të qershorit: Bie borë në viset e larta, këto janë detajet

Rajoni Alpin është zgjuar nën një peizazh të pazakontë dimëror, edhe pse jemi pothuajse në mesin e muajit qershor. Reshjet e dendura të borës kanë mbuluar zonat malore, duke krijuar një pamje që ngjan me një përrallë dimri, përcjellë Tema.mk.


Pamjet e publikuara nga vendet alpine tregojnë maja të bardha, rrugë të mbuluara me borë dhe temperatura dukshëm më të ulëta se mesatarja për këtë periudhë të vitit.bFenomeni ka tërhequr vëmendjen e banorëve dhe turistëve, të cilët janë befasuar nga rikthimi i kushteve dimërore në prag të verës kalendarike. Meteorologët e lidhin këtë situatë me depërtimin e masave të ftohta ajrore që kanë përfshirë pjesë të Evropës Qendrore dhe Jugore.

Ndaj / Сподели