Me një deklaratë me tone ironike, Izraeli komentoi njoftimet e presidentit amerikan Donald Trump për një marrëveshje mes SHBA-së dhe Iranit që do të ketë të bëjë me programin bërthamor dhe me Ngushtica e Hormuzit.
Më herët gjatë pasdites të së enjtes, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu zhvilloi një bisedë telefonike me Trumpin për të diskutuar zhvillimet. Ai foli për një “memorandum mirëkuptimi në formim e sipër me Iranin për nisjen e negociatave”, duke minimizuar me një koment ironik atë që kishte njoftuar presidenti amerikan.
Ai theksoi gjithashtu se Izraeli nuk është palë në këtë memorandum.
