LAJME
MPB-ja mori pjesë në një operacion ndërkombëtar për shkatërrimin e një rrjeti kriminal të mashtrimeve me investimeTrump: S’ka më 4 miliardë dollar në vit nga SHBA për Izraelin“Një vit qeverisje në Tearcë”, Daut Memishi: Po e mbajmë edhe një premtim, nisëm rregullimin e trotuarit në Odër!Përparim Bajrami del nga burgu me garanci prej 1.14 milionë euroshVetëm 20 vjeçe, bashkëpilotja humb jetën në aksidentin tragjik. Mesazhi i fundit tronditësZjarr në një shtyllë elektrike në Sllatinë të Tetovës, digjet ormani me matës elektrikëParadoksi BDI: E kritikoi projektin tek zjarrfikësit, por ik nga debati që vet e kërkoiEuropoli kërkon serben: Është e lidhur me grabitjen e 40 milionë eurove, ofrohet shpërblim i madhMPB-ja mori pjesë në një operacion ndërkombëtar për shkatërrimin e një rrjeti kriminal të mashtrimeve me investimeTrump: S’ka më 4 miliardë dollar në vit nga SHBA për Izraelin“Një vit qeverisje në Tearcë”, Daut Memishi: Po e mbajmë edhe një premtim, nisëm rregullimin e trotuarit në Odër!Përparim Bajrami del nga burgu me garanci prej 1.14 milionë euroshVetëm 20 vjeçe, bashkëpilotja humb jetën në aksidentin tragjik. Mesazhi i fundit tronditësZjarr në një shtyllë elektrike në Sllatinë të Tetovës, digjet ormani me matës elektrikëParadoksi BDI: E kritikoi projektin tek zjarrfikësit, por ik nga debati që vet e kërkoiEuropoli kërkon serben: Është e lidhur me grabitjen e 40 milionë eurove, ofrohet shpërblim i madh
Lajmi ditës

Miliona euro në duart e këmbimoreve: Një këmbimore nga Maqedoni dominoi tregun, ja sa miliona euro ka fituar

Miliona euro në duart e këmbimoreve: Një këmbimore nga Maqedoni dominoi tregun, ja sa miliona euro ka fituar

Biznesi i këmbimit valutor në Maqedoninë e Veriut vazhdon të mbetet një nga segmentet fitimprurëse të tregut financiar. Sipas një analize të publikuar nga “Pari”, bazuar në të dhënat e Biznis Mrezha, 195 këmbimore gjatë vitit të kaluar kanë realizuar të ardhura totale prej 18.7 milionë eurosh dhe fitim prej 1.2 milionë eurosh.

Edhe pse të ardhurat u rritën me 12.8 për qind krahasuar me vitin 2024, fitimi i përgjithshëm i sektorit ka shënuar rënie prej 3.46 për qind. Në këtë sektor janë të punësuar 371 persona, ndërsa paga mesatare mujore ka arritur në 25.412 denarë.

Pjesa më e madhe e qarkullimit është përqendruar tek një numër i vogël kompanish. Dhjetë këmbimoret më të mëdha kanë realizuar mbi 78 për qind të të ardhurave totale të sektorit. Lider absolut është këmbimorja “Pepi” nga Vinca, e cila ka realizuar pothuajse 9.9 milionë euro të ardhura.

Pas saj renditen këmbimoret nga Tetova “Trejo” me 1.5 milion euro dhe “Gaeks” me 1.1 milion euro. Interesant është fakti se mes dhjetë këmbimoreve më të mëdha sipas të ardhurave, vetëm tre janë nga Shkupi.

Sipas analizës së “Pari”, pozita e lartë e këmbimores nga Vinca mund të lidhet me fluksin e madh të valutës që vjen nga mërgimtarët që jetojnë dhe punojnë në vendet e Evropës Perëndimore, veçanërisht në Itali dhe Zvicër.

Megjithatë, të ardhurat e larta nuk nënkuptojnë domosdoshmërisht edhe fitime të mëdha. Këmbimorja “Pepi”, pavarësisht qarkullimit milionësh, ka raportuar fitim prej vetëm rreth 1.900 eurosh.

Këmbimorja më fitimprurëse në vend është “Forex-Plus”, me fitim prej 318.300 eurosh, duke përfaqësuar më shumë se një të katërtën e fitimit total të sektorit. Pas saj vijnë “Aprido” me 141.100 euro dhe “Gligorovi-BMS” nga Strumica me 77.000 euro.

Fitimi i përgjithshëm i dhjetë këmbimoreve më të suksesshme ka arritur në 751.900 euro, ose afro 63 për qind të fitimit të të gjithë sektorit. Të dhënat tregojnë se, pavarësisht dixhitalizimit të shërbimeve financiare, këmbimoret vazhdojnë të luajnë rol të rëndësishëm në qarkullimin e valutës në para të gatshme, ndërsa disa kompani vazhdojnë të dominojnë këtë treg specifik.

Ndaj / Сподели