Lajmi ditës

Tre vjet asnjë epilog – Prokuroria mban në “fjok” dosjen e Spitalit Modular

Tre vjet asnjë epilog – Prokuroria mban në “fjok” dosjen e Spitalit Modular

Prej gati tre vitesh, Prokuroria Publike e Maqedonisë së Veriut e mban peng dhe pa epilog, hetimin e dytë për zjarrin në spitalin modular të Tetovës ku humbën jetën 14 persona. Përkundër premtimeve për zbardhjen e plotë të rastit, deri më sot nuk ka as vendim e as aktakuzë, prokuroria vazhdimisht hesht apo përgjigjet me refrenin e njëjtë se hetimet vazhdojnë, shkruan Portalb.mk.

Pavarësisht se kanë kaluar gati tre vite që kur Prokuroria Publike e RMV-së në gusht 2023 njoftoi se po zhvillohet hetim i dytë nga Prokuroria për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, ende nuk ka vendim dhe nuk është ngritur aktakuzë.

Nga Prokuroria Publike nuk tregojnë se në çfarë faze është ky rast dhe kur pritet të ketë vendim, ndërsa vazhdimisht janë arsyetuar se rasti po hetohet.

Ndaj / Сподели