LAJME
Ndryshon Kodi Penal në Maqedoni: Kriptovalutat mund të konfiskohen, edhe pasuria e kaluar te familjarët!“E mundëm Goliathin”, demokrati James Talarico mposht Trump dhe Musk në Teksas, fitore historike pas 38 viteshTrump: Lufta me Iranin na kushtoi vota për shkak të çmimeve të karburantit“Raportohet për një vr’asje makabre dhe vetvr’asje në Maqedoni”, ja DETAJET tronditëse!MPB-ja mori pjesë në një operacion ndërkombëtar për shkatërrimin e një rrjeti kriminal të mashtrimeve me investimeTrump: S’ka më 4 miliardë dollar në vit nga SHBA për Izraelin“Një vit qeverisje në Tearcë”, Daut Memishi: Po e mbajmë edhe një premtim, nisëm rregullimin e trotuarit në Odër!Përparim Bajrami del nga burgu me garanci prej 1.14 milionë euroshNdryshon Kodi Penal në Maqedoni: Kriptovalutat mund të konfiskohen, edhe pasuria e kaluar te familjarët!“E mundëm Goliathin”, demokrati James Talarico mposht Trump dhe Musk në Teksas, fitore historike pas 38 viteshTrump: Lufta me Iranin na kushtoi vota për shkak të çmimeve të karburantit“Raportohet për një vr’asje makabre dhe vetvr’asje në Maqedoni”, ja DETAJET tronditëse!MPB-ja mori pjesë në një operacion ndërkombëtar për shkatërrimin e një rrjeti kriminal të mashtrimeve me investimeTrump: S’ka më 4 miliardë dollar në vit nga SHBA për Izraelin“Një vit qeverisje në Tearcë”, Daut Memishi: Po e mbajmë edhe një premtim, nisëm rregullimin e trotuarit në Odër!Përparim Bajrami del nga burgu me garanci prej 1.14 milionë eurosh
Lajmi ditës

Një 17 vjeçar e godet me thikë një 40 vjeçar, ja si ka ndodhur ngjarja

Një 17 vjeçar e godet me thikë një 40 vjeçar, ja si ka ndodhur ngjarja

Në fshatin Golem i Vogël është regjistruar një ngjarje e rëndë, ku një konflikt i çastit ka degraduar në përdorimin e armëve të ftohta. Një burrë 42-vjeçar ka përfunduar në spital pasi është plagosur me thikë nga një adoleshent.

Sipas informacioneve zyrtare nga strukturat e rendit, ngjarja është regjistruar në orët e para të mbrëmjes. Përplasja dyshohet se ka nisur krejt papritur dhe i mituri ka nxjerrë një mjet prerës duke lënduar shtetasin me iniciale L. S.

Në njoftimin paraprak të shpërndarë për mediat, Policia sqaron dinamikën fillestare të këtij krimi:

“Rreth orës 19:05, në fshatin Golem i Vogël, një shtetas i mitur 17-vjeçar dyshohet se, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës (thikë) shtetasin L. S., 42 vjeç.”

Menjëherë pas sinjalizimit të ngjarjes, në terren kanë mbërritur autoambulanca dhe patrullat e policisë. I plagosuri është dërguar me urgjencë drejt qendrës spitalore për trajtim të specializuar.

Lidhur me situatën aktuale të 42-vjeçarit dhe masat e menjëhershme ndaj autorit të dyshuar, autoritetet theksojnë:

“Shtetasi L. S., është transportuar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar shtetasin e mitur në ambjentet e Komisariatit për veprime të mëtejshme.”

/rtsh.al/

Ndaj / Сподели