Kryetari i Komunës së Shuto Orizares, Kurto Dudush, po qëndron në Arabinë Saudite ku po kryen Haxhin, një nga obligimet më të rëndësishme fetare për besimtarët myslimanë, shkruan Tema.mk.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë Dudush përmes rrjeteve sociale, duke publikuar një fotografi nga vendet e shenjta. Në postimin e tij, ai ka ndarë momentin me ndjekësit, duke treguar se ndodhet në pelegrinazhin e Haxhit. Haxhi është një nga pesë shtyllat e Islamit dhe çdo mysliman që ka mundësi fizike dhe financiare synon ta kryejë të paktën një herë gjatë jetës së tij./Tema.mk/
